Rregulla të çuditshme të institucioneve arsimore
Çdo shkollë ka rregullat e saj, gjërat që i lejon dhe ato që nuk i lejon. Ja disa rregulla të çuditshme në shkolla të ndryshme të botës. Praktikimi i tyre ndikon në mirëfunksionimin e procesit mësimor.
Çdo shkollë ka rregullat e saj, gjërat që i lejon dhe ato që nuk i lejon. Ja disa rregulla të çuditshme në shkolla të ndryshme të botës. Praktikimi i tyre ndikon në mirëfunksionimin e procesit mësimor.
Miku më i mirë
Shkollat në Angli kanë filluar t'i ndalojnë nxënësit të kenë miqtë më të mirë. Prindërit, mësuesit dhe psikologët e justifikojnë këtë ndalesë duke pohuar se fëmijët do të zhvillohen më mirë dhe do të jenë më të hapur nëse kanë një grup më të madh miqsh.
Ndalimi i stilolapsit të kuq
Stilolapsat e kuq përdoren në përgjithësi nga profesorët, për të kurigjuar detyrat e kontrollit. Shkolla në Australi dhe në Mbretërinë e Bashkuar ndalojnë përdorimin e këtij stilolapsi. Psikologët argumentojnë se ngjyra e kuqe dëmton psikologjikisht fëmijën, duke u sjellë frikë dhe presion të tepërt.
Ngritja e dorës, si leje për të marrë të drejtën e fjalës
Një praktikë shumëvjeçare është ajo e ngritjes së dorës, për t’iu përgjigjur pyetjeve. Por, në Angli kjo praktikë është e ndaluar, spese konsiderohet e padobishme. Nxënësit duhet të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në mësimdhënie dhe kjo praktikë nuk ka asnjë vlerë. Ndër të tjera, mësimdhënësi duhet të jetë shumë i kujdesshëm në nxënësit që zgjedh, sepse ai duhet ta dijë paraprakisht nëse nxënësi e di apo jo përgjigjen. Ka edhe nxënës me shumë emocion dhe ata duhen inkurajuar të marrin pjesë në mënyrë aktive në proçesin mësimor.
Fjetja
Nxënësit në Kinë lejohen të flenë 30 minuta në ditë. Mësuesit mendojnë se gjumi mund të përmirësojë kujtesën dhe të sigurojë energji për vijueshmërinë e mësimit. Nxënësit mund të flenë në tavolina dhe lejohen të sjellin jastëkë dhe mbulesa me vete.
A mund të shkoj në tualet?
Në një shkollë në Çikago, drejtori i shkollës ka kufizuar herët që një nxënës mund të kërkojë leje për të shkuar në tualet. Ai nuk mund të kërkojë më shumë se tre herë. Sipas tij kaq është mëse e mjaftueshme, sepse fëmijët vazhdimisht kërkojnë leje për të shkuar në tualet vetëm për të shmangur mësimin.
(P.Shtini; Portali Shkollor)
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Roli dhe detyrat e mësuesit koordinator për sigurimin e cilësisë në arsimin dhe për këshillimin e karrierës
Disa veprimtari të shkollës si Qendër Komunitare