KLASAT E LUMTURA

Rregulla për një klasë të lumtur

Si mësues, mund të përfundoni duke menduar se planet e mësimit nuk janë domosdoshmërisht pjesa më e rëndësishme e ditës suaj. Lexoni më poshtë dhe shikoni se çfarë mund të bëni për të krijuar një Klasë të Lumtur!

Si mësues, mund të përfundoni duke menduar se planet e mësimit nuk janë domosdoshmërisht pjesa më e rëndësishme e ditës suaj. Lexoni më poshtë dhe shikoni se çfarë mund të bëni për të krijuar një Klasë të Lumtur!


"Kur fillova të jap mësim, mendova se gjithçka që kisha nevojë ishte që të kisha plane të mëdha për mësimdhënien dhe atë ta përshtasja me nevoja të ndryshme të të nxënit. Unë besoja se nëse nxënësit gabojnë apo në rastin më të keq janë të pamotivuar e ka fajin ngarkesa mësimore. Sigurisht që ka plane të angazhimit dhe të mësimit interaktiv. Sidoqoftë, menaxhimi i klasës sigurisht që varet edhe nga temperamenti i mësuesit, nga gjallëria e tij, nga atyra e tij aktive".



Rregullat për një klasë të lumtur:

1. Krijoni një klasë që të jetë e orientuar nga qëllimet

Gjëja e parë që duhet të bëni para se të filloni mësimin është të përcaktoni qartë qëllimet për ditën. Nxënsit duhet të dinë sesi do të jetë e programuar dita e tyre. Vendosja e qëllimeve të qarta do të ndihmojë që secili nxënës të di përgjegjësitë e veta. Në këtë mënyrë edhe ju, mësues, do e keni më të lehtë të vëzhgoni se cilët nxënës dinë ta shfrytëzojnë mirë kohën e tyre dhe cilët jo. Sapo të njohin përgjegjësitë e tyre, nxënësit dinë ta përdorin më mirë kohën e tyre, sepse vihen në presionin e punës.


2. Mbajini nënësit nën vëzhgim

Sapo të përcaktohen qartë qëllimet dhe objektivat, nxënësit mund të fillojnë punën e tyre. Nxënësit që kanë vështirësi në përfundimin e detyrave të tyre zakonisht janë të padisiplinuar. Nëse ecni përreth dhe shihni përparimin e tyre çdo 10-15 minuta, do të jeni në gjendje të gjykoni se sa mirë përdorin kohën e tyre. Menaxhimi i kohës dhe sasia e punës që kanë përfunduar është një reflektim i vlerësimit të tyre të përgjithshëm.


3. Jini të qartë

Mënyra më e mirë për t'i mbajtur nxënësit të angazhuar dhe të motivuar është duke krijuar rubrika për detyrat e tyre. Nëse të gjithë e dinë se çfarë pritet prej tyre atëherë dinamika e klasës do të ndryshojë.


4. Qëndroni aktiv

Pas dhënies së një detyre, ende ka punë për t'u bërë. Sigurohuni që vazhdimisht të ecni nga studenti në student. Kjo do t'ju lejojë të ndihmoni secilin nxënës dhe të keni një ide të qartë se kush është i qartë. Kur studentët të shohin se jeni gjithmonë në lëvizje dhe të interesuar për punën e tyre, ata do të jenë më të motivuar për të përfunduar detyrat e tyre. Jepni vëmendje individuale secilit nxënës teksa afroheni. Komentoni mbi punën e tyre, pyesni se si po bëjnë, bëni sugjerime ose i kujtojnë ato për qëllimet që janë caktuar për klasën.


5. Jini të përgatitur

Përgatisni të gjitha materialet tuaja në kohë. Nëse keni gjithçka që ju nevojitet, atëherë nuk do të humbni hapësirën e vëmendjes së nxënësve tuaj. Për më tepër, energjia e klasës do jetë më e fokusuar. Në rast se ju i lini për në klasë korigjimet e provimeve, plotësimete  e ditarëve, atëherë kur do gjeni kohë për t’iu përkushuar nxënësve? Ndërprerjet që mund të ndodhin mund të jenë të paparashikuara. Ato krijojnë një energji të ndryshme që ndryshon dinamikën e klasës.


6. Jini të organizuar

Nxënësit janë tepër të vëmendshëm, madje ata mund t’ju sjellin ndërmend detyra që ju keni harruar t’ia jepni, apo ta kontrolloni. Mbani një planifikues, kjo do t'ju ndihmojë të qëndroni të qetë dhe më të organizuar.


7. Jini të durueshëm

Si mësues, ju patjetër do të hasni disa situata që do ju bëjnë nervozë. Mos harroni se këto rrethana ju japin eksperiencë dhe ju rrisin profesionalisht. Me kalimin e kohës ju do dini si ti menaxhoni situatat tuaja. Sigurisht që është e vështirë kur një nxënës nuk ju kupton, nuk ju dëgjon, krijon situata konfliktuale, por me kalimin e kohës ju bëheni më të arsyeshëm dhe gjykoni me ftohtë. Ju gradualisht filloni dhe arsyetoni faktorët që e çojnë një nxënës drejt një sjelljeje të caktuar. 


Kurë mos reshtni së mësuari


(P. Shtini; Portali Shkollor)

8,287 Lexime
5 vjet më parë