SCHOOLFLIX

Pyetja e guximshme që do donit t’ia bënit mësuesit tuaj?!

Nëse flasim e bisedojmë qetë për gjëra që na interesojnë, mbase kuptojmë më mirë çfarë dëshiron një nxënës nga mësuesi i tij dhe mësuesi kupton dhe njeh më mirë nxënësin. Për më tepër ndiqni Schoolflix-in e radhës! (Video)

Shpesh nxënësit e shohin mësuesin si shkaktarin e vlerësimeve jo të mira. "Fajin" për notat e ulëta sipas tyre, e kanë ata. Mungesa e komunikimit në përgjithësi nuk e ndihmon këtë marrëdhënie. Nëse flasim e bisedojmë qetë për gjëra që na interesojnë, mbase kuptojmë më mirë çfarë dëshiron një nxënës nga mësuesi i tij dhe mësuesi kupton dhe njeh më mirë nxënësin. 


Hapi i parë në çdo marrëdhënie është njohja. 

A ju ndodh të keni në mendje një pyetje për mësuesin tuaj, por asnjëherë nuk keni mundur ta bëni? E provuam me nxënësit tanë dhe ata sollën disa... nëse nuk janë pyetjet që prisnit prej tyre, mendojeni si një hap komunikimi për të filluar njohjen këtu, te pyetjet-lojë që bëjnë...

Shijojeni bisedën tonë, ashtu si ne...

(Schoolflix, Portali Shkollor) 

2,981 Lexime
4 vjet më parë