PUSHIMET

Pushimet rrisin produktivitetin dhe kreativitetin e nxënësve dhe mësuesve

Në përgjithësi të marrësh një pushim nga presioni i detyrave është një çlirim. Në shkolla në vende të ndryshme të botës, lind dilema nëse duhet t'i japin nxënësve detyra gjatë pushimeve dimërore apo jo. Po ju si veproni?

Në përgjithësi të marrësh një pushim nga presioni i detyrave është një çlirim. Në shkolla në vende të ndryshme të botës, lind dilema nëse duhet t'i japin nxënësve detyra gjatë pushimeve dimërore apo jo. 

 

Ja se çfarë mendoj: Nxënësit duhet të shkëputen nga çdo e mësuar në këtë periudhë, madje edhe mësuesit. Pra, jam pro një pushimi total. 


Përse?


Sepse pushimet rrisin produktivitetin dhe kreativitetin!


Mësuesit duhet të marrin një pushim gjatë kësaj periudhe, për t'i dhënë më shumë kohë vetes, të reflektojnë, mendojnë, pushojnë, organizojnë ide, etj. 


Është e vërtetuar, që nëse "e fikni" trurin dhe nuk mendoni për punën, do gjeni frymëzim në librat që mund të lexoni, në filmat që mund të shikoni, në këngët që mund të dëgjoni. Do ta shikoni sesi bisedat me familjarët, takimet me miqtë, argëtimi me të afërmit apo me shoqërinë, do ju rrisin produktivitetin në një plan afatgjatë. 


Jepini gjatë kësaj periudhe vetes luksin për të lexuar


Jam i bindur që nëse nxënësve të gjimnazit, u bëni një pyetje se cili është libri që kanë lexuar thjesht për kënaqësi, ata më së shumti do ju thonë një libër të fëmijërisë. Gjithçka tjetër që kanë lexuar më vonë, nuk ka qenë për kënaqësi, por ka qenë detyrim nga programi mësimor. Kjo nuk ndodh se nxënësit nuk e duan librin, por sepse në kohën e lirë që u mbetet në ditë shkollore, duan më shumë telefonin. 


Nëse nuk i jepni nxënësve detyra, detyrime që duhet të përrmbushin, por thjesht i orientoni drejt librit artistik, thjesht për argëtim, do çuditeni me sa mendime të freskëta ata do të vijnë. Detyrat e shtëpisë, vitet e fundit, janë kthyer në objekt kritike. Janë konsideruar si të panevojshme dhe shumë stresuese. 


Në artikullin "Beteja për detyrat e shtëpisë", Harris Cooper shkruan: 

"Shumë detyra pakësojnë efektivitetin dhe e bëjnë nxënësin joproduktiv. Atëherë pse duhet t'i ngarkojmë fëmijët edhe për pushime me detyra, kur këto detyra nuk po e kryejnë qëllimin e tyre as në ditë normale shkollore? Mendoni pak për rezultatin që arrijnë nxënësit në Janar, kur i është kërkuar të bëjnë gjatë pushimeve një projekt, apo i bëni një testim. Përfundimi është një dështim. Të paktën këtë më ka thënë eksperienca ime. Fillimin e ri përdoreni për motivim dhe "karikim baterish".


Disa shkolla i përdorin këto pushime si ndarje mes dy semestrave. Kështu nxënësit në mënyrë të pavetëdijshme mendojnë se pjesa e parë ka mbaruar, ndaj këto detyra dalin shumë të tepërta. 

 

Duke i ngarkuar nënësit me detyra shtëpie, i jepni atyre një mesazh të gabuar 

Duke i ngarkuar ata me detyra shtëpie, nuk i lejoni të vlerësojnë kohën e tyre me familjen. Gjeni balancën me nxënësit tuaj, flisni me ta për rëndësinë që ka familja, gjumi, libri artistik, aktivitetet kulturore gjatë kësaj periudhe, sepse për detyrat e shtëpisë nxënësi ka në dispozicion një vit të tërë. 



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,930 Lexime
1 vit më parë