Kuurrikula e bazuar në kompetenca

Puna me projekte në lëndën e gjuhës shqipe

Tashmë me fillimin e zbatimit të kurrikulës së bazuar në kompetenca, si mënyrë e të nxënit është edhe puna me projekte, e cila në të njëjtën kohë është edhe formë e vlerësimit në një fazë të caktuar, krahas aktiviteteve të tjera.

Tashmë me fillimin e zbatimit të kurrikulës së bazuar në kompetenca, si mënyrë e të nxënit është edhe puna me projekte, e cila në të njëjtën kohë është edhe formë e vlerësimit në një fazë të caktuar, krahas aktiviteteve të tjera. 


Rëndësia e punës me projekt, si instrument vlerësimi, shihet se është përfshirë në gjashtëdhjetë përqindëshin e vlefshmërisë së notës përfundimtare për periudhën e caktuar të vlerësimit të nxënësve.


Gjithashtu, puna me projekte, ka ndikim edhe në realizimin e kompetencave, meqënëse realizimi i tij, prek pothuajse të gjitha kompetencat dhe  për këtë arsye, duhet të jetë e menduar mirë dhe pjesë e planit të mësimdhënësit ose e mësimdhënësve në kuadër të fushës kurrikulare, sepse mund të konceptohet edhe si bashkëpunim ndërlëndor  për tema dhe njësi mësimore të përafërta.


Duke e analizuar planprogramin e klasës së gjashtë, kemi vërejtur disa tema që mund të përpunoheshin me anë të projektit.  Në parim, projekte mund të bëhen për çdo temë dhe për çdo njësi mësimore, megjithatë duhet ditur se cila temë/njësi do të kishte efekt më të madh, nëse do të përpunohej si projekt.


Ja, për shembull, plani i klasës së gjashtë:


 Koncepti Temat Rezultatet e të nxënit të lëndës për temë (RNL)

Tekstet letrare dhe jo letrare

Shoqëria jonë dikur dhe sot, njoftime, ftesa, raporte, informata, etj.

Lexon dhe krahason artikuj të ndry­shëm që kanë të bëjnë me aktualitete nga shëndetësia, barazia gjinore, të drejtat e njeriut,
 shkruan sipas modeleve të teksteve joletrare urime, informata, lutje etj.


Sistemi gjuhësor
 

Drejtshkrim

Përdorim i drejtë i shkronjës se madhe (titujt e librave, revistave, gazetave etj.).

Pra,këto dy tema, mund t’u jepen nxënësve për një periudhë të caktuar dhe ata hulumtojnë burimet e ndryshme: gazeta, revista, artikuj, mbledhin copëza gazetash, bëjnë foto të reklamave e mbishkrimeve të dyqaneve nëpër qytet, paraqesin tituj artikujsh që janë shkruar gabim etj. E mira e kësaj pune, përveç njohurive të qëndrueshme që do të marrin, është se nxënësit mësojnë të punojnë bashkë (nëse është konceptuar si punë në grup) dhe zhvillon të menduarit kritik, meqë nxënësve u duhet të vlerësojnë materialet që kanë në dispozicion.


Gjithashtu, temat janë të përshtatshme për moshën dhe nivelin e njohurive të nxënësve,  duke u mundësuar atyre një punë të pavarur dhe hulumtim. Në mungesë, të teksteve të reja në bazë të Kurrikulës së Re, projekti për këto dy tema, është një mundësi e mirë që nxënësit të jenë të angazhuar maksimalisht. Natyrisht, i tërë procesi duhet të reflektojë planin dhe objektivat që përcaktohen nga mësimdhënësi, i cili përveç mbikëqyrjes, do ta bëjë edhe vlerësimin e tij.


(MA  Astrit Hoxha; Portali Shkollor)

17,756 Lexime
6 vjet më parë