Pse është e rëndësishme që nxënësit t'i prezantojnë krijimet?
Arti pamor i jep nxënësve një mundësi ideale për të zhvilluar aftësinë e të folurit në publik, pasi duke prezantuar një punim të krijuar nga dora e tyre, ata janë më të lidhur me subjektin. Çdo nxënës, i cili e krijon vet produktin përfundimtar...
Kur nxënësit i prezantojnë punimet e tyre përpara bashkëmoshatarëve, ata përballen njëkohësisht me disa nga frikërat më të thella, të cilat lidhen me mjedisin akademik dhe jo vetëm. Një nga aftësitë më të kërkuara të shek. 21 është edhe aftësia e të folurit në publik, në një mjedis akademik, apo edhe përtej. Shumë individë i tremben të folurit në publik dhe këtu nuk bëjnë përjashtim as nxënësit. Ata mund të përjetojnë ankth vetëm nga idea e të qenit në qendër të vëmendjes dhe sidomos përpara bashkëmoshatarëve të tyre.
Sot, gjithmonë e më tepër, po i jepet një rëndësi më e madhe zhvillimit të aftësive të cilat shkojnë përtej objektivave që lidhen ngushtësisht me një lëndë të caktuar. Në mënyrë te veçantë, Arti pamor i jep nxënësve një mundësi ideale për të zhvilluar këtë aftësi, pasi duke prezantuar një punim të krijuar nga dora e tyre, ata janë më të lidhur me subjektin. Çdo nxënës, i cili e krijon vet produktin përfundimtar, është në gjendje të arsyetojë mbi të, ta mbrojë dhe të ndërtojë lidhjet shkak-pasojë. Komunikimi në mënyrë efektive, është një aftësi që u nevojitet nxënësve, pavarësisht nivelit dhe potencialit të tyre.
(Klevi Pove, mesuese e artit pamor, shkolla "Flatrat e dijes", Fier; Portali Shkollor)
Gjeografi, teste përmbledhëse për periudhën e parë për klasën VI, VIII, X, XII
Model testimi në lëndën gjuha shqipe, klasa e 11
Plani vjetor i punës për nxënësit e klasave të katërta që kanë vështirësi në të nxënë