Model

Projekt/ Punojmë të gjithë së bashku balonat “Autizmi nuk zgjedh, autizmi flet”

Materiali më poshtë i vjen në ndihmë veçanërisht psikologëve në shkolla ose mësuesve ndihmës për punën dhe projektet që mund të zhvillojnë me fëmijët me aftësi ndryshe. Përgatiti Florinda Palaj.

Në kurrikulat e arsimit fëmija autik përballet me fushat kurrikulare dhe ato më problematiket janë të folurit, ku ato imagjinojnë sikur kanë nevojë për diçka, por nuk kanë mjete për të komunikuar. Në këto raste përdoren edhe shenja edhe karta për të shprehur nevojën. Është edhe lidhja shoqërore ku kemi komunikimin e kulturuar me këto fëmijë, ku i konsiderojmë njerëz ndryshe dhe shumë të mirë ne lidhje me ne. Midis tyre rëndësi kanë sjelljet e tyre që kemi vënë re dhe ç’funksion kane ata. Përderisa fëmija i kalon vështirësitë në këto fusha bëhet lidhja direkte me fushat e tjera problematike.


Është integrimi ndijor që bëhet hap pas hapi p.sh. drita, tingujt, aroma, shijet dhe pëlhurat. Nuk ka gjë më të bukur kur rasti i0 lojërave me të funksionon në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe jo nëpërmjet sarkazmave. Tek komunikimi shoqëror rëndësi ka gjuha e trupit, lakimet vokale, zgjedhjeve e fjalëve, idiomat dhe krijimi i shprehjeve të përshtatshme shoqërore. Përveç kësaj kemi edhe rregullimin emocional si dhe strategji të kufizuara të komunikimit shoqëror.  Patjetër që hasim vështirësi me individët, të cilët ato i  vendosin marrëdhëniet me të tjerët dhe i ruajnë ato.


Përshtatja me mjedisin social


Edhe në shfaqjen e sjelljes së përshtatshme sipas rrethanave, ato krijojnë lidhje me njerëzit, objektet dhe ngjarjet. Kur bëjmë vlerësimet tremujore të fëmijës, nisemi nga disa pika të forta autizmi. Që në fillim kemi modelimin dhe gjëegjëzat të cilat i zhvillojnë te perceptuarit. Më pas vazhdojmë me të mësuarit pamor dhe estetik. Ka raste të fëmijës me inteligjenca të shumëfishta, por fëmija autik është në gjendje të bëje vetëm një veprim duke u nisur nga puna e dhënë. Gjithmonë duhet të ndiqet rutina e saj dhe ai do të japë përgjigje ndaj mjediseve të strukturuara. Gjithmonë në vëzhgimet që i behet ai merr pjesë në procesin e mendimit absolut. Pra ai rregullin, që i mëson nuk e harron asnjëherë. Gjënë më të thjeshtë që bën fëmija është kopjimi. I jep detyrën përpara dhe ai e kopjon. Është shumë e rëndësishme menaxhimi i sjelljes së tij. Këtu gjëja kryesore është vëzhgimi. Duhet të shohim çfarë bën çdo minutë dhe si sillet me të tjerët. Më parë duhet të nisemi nga faktori i bashkëpunimit duke pasur parasysh të drejtat e fëmijës. Çdo gjë duhet të zhvillohet me veprimtari hap pas hapi, jo të ngutemi, por me hapa te vegjël.

Që në fillim duhet të menaxhojmë veten që të jemi të duruar, të dallojmë dhe të pranojmë se këto karakteristika janë pasojë e natyrshme e aftësisë së kufizuar dhe një zgjedhje për tu sjellë në mënyrë të papërshtatshme. Gjithmonë gjetjen e shkakut të sjelljes mund të konsiderojmë edhe si hapi i parë në ideimin e një ndërhyrje të përshtatshme. Duhet gjithmonë të planifikojmë në kohë rrugët që do të ndjekim për tu larguar nga klasa, nëse nxënësi me autizëm shfaq vështirësi në rregullimin e sjelljes. Shmangia e konfrontimit te drejtpërdrejtë me të kur është i mërzitur është një gjë e rëndësishme, pasi duhet të ulim zërin dhe të mos debatojmë me ta. Efikasitet të madh luan gjuha dhe sjellja, ku që në fillim duhet ta shohim sjelljen e fëmijës si komunikim. Nuk duhet ta bombardojmë me pyetje. Duhet ta kuptojmë qëllimin që fshihet pas sjelljes dhe të punojmë me qetësi me sjelljet dhe jo kundër tyre. Do te ishte shumë e bukur të kishim kontaktin me sy, shprehjet e fytyrës, gjestet, fjalët, tingujt dhe fjalitë që i themi atij. Çdo gjë duhet reciproke. Duke përshtatur gjuhën me nivelin e nxënësit arrijmë në një komunikim efektiv. Përdorim forma dhe mjete pamore për të komunikuar dhe përdorim një gjuhë të drejtpërdrejtë pa sarkazma. E folura e ngadaltë dhe me stil jep pak sekonda kohë të përpunojë informacionin e ri dhe gjithmonë duhet të sigurohemi se ku shikon ai çdo sekondë, çdo orë mësimi etj.


Sjellja


Menaxhimi i sjelljes ka të bëjë dhe me zbulimin e pikave të forta dhe të dobëta të interesit të tịj. P.sh. një fëmijë 8 vjeç ka këto pika të forta:

  • Është gjithmonë aktiv ( në lëvizje);
  • Kryen me dëshirë aktivitete;
  • S'ka dëshire të marrë urdhra;
  • Ka dëshirë të tërheqë vëmendjen e të rriturve dhe të bashkëpunojë;
  • I pëlqejnë filmat me kartona dhe veçanërisht ato me aksion;
  • Njeh numëratorët deri në 10;
  • Dallon emrin e tij;
  • Pikturon bukur dhe njeh shumë mirë ngjyrat.


Për pikat e dobëta, vështirësitë janë:

  • Nivel i lartë energjik;
  • Nuk arin të merret me një detyrë për më shumë se dy minuta;
  • Nuk di të mbrohet nga rreziqet;
  • Humb gjërat, harron fletoret;
  • Shpesh krijon shume konfuzion;
  • Sjelljet e tij janë shume të çuditshme;
  • Ka vështirësi për tu përqëndruar në një kohë të gjatë;
  • Shpesh vizatimet i gris, nuk pranon këshilla;
  • Mungesa e vëmendjes sjell vështirësi;


Këtë gjë që e pamë pas vëzhgimit tre javor të tij, arritëm në konkluzionin se kishte vëmendje të pakët dhe vështirësi për t’u përqendruar. Tërheqje lehtësisht e vëmendjes nga stimuj të jashtëm. Aftësi të varfra organizativ, harresë, mungesë vëmendjeje, humbje të gjërave që i nevojiten.


Normalisht që pas pritshmërisë dhe sfidave arritëm në konkluzionin që:

Fëmijët në rreth 47 % të rasteve gjatë aktiviteteve kanë ulur hiperaktivitetin në grup, qëndron në grup rreth 9 minuta, zbaton rregullat në rreth 60 % të rasteve. Arrin të kryeje detyrat në 60% te rasteve, merr urdhra dhe zbaton rregullat. Dallon emrin e tij mes emrave të tjerë, njeh shkronjat e mësuara, shkruan grafikun e shkronjave sipas modelit, numëron deri në 10 mjete karakterizuese, njeh dhe dallon 3 figura gjeometrike, pra arrin të gjejë konceptet matematikore. 


Menaxhimi i sjelljes ka të bëjë me përfshirjen e prindërve në programet mësimore sa herë ka mundësi, duke mos ulur pritshmëritë tona për këtë fëmijë. Gjëja më interesante është për të gjetur analizën e funksionit të sjellje, arsyen pse e kryen atë sjellje dhe në cilën situatë e bën atë sjellje. Këtu rëndësi të veçantë ka vëmendja që i kushton atij. Llojet e sjelljeve problematike janë të ndryshme, por është shumë e rëndësishme të kryhet një vlerësim funksional.


Nga vëzhgimi, me përfshirjen e prindërve në programet mësimore sa herë ka mundësi, duke mos ulur pritshmërite tona për këtë fëmijë. Gjëja më interesante është për të gjetur analizën e funksionit të sjelljes, arsyen pse e kryen atë sjellje dhe në cilën situatë e bën atë sjellje. Këtu rëndësi të veçantë ka vëmendja që I kushton atij. Llojet e sjelljeve problematike janë të ndryshme, por është shumë e rëndësishme të kryhet një vlerësim funksional.


Ngacmuesi që i paraprin sjelljes:

Situata

Rrjedhoja

Mësimdhënia


Mësimdhënia është e rëndësishme pasi është faza ku fëmija vë në punë të gjitha shqisat . Ajo që nis zhvillimin psikologjik është komunikimi. Komunikimi duhet të jetë i butë dhe i avashtë. Ai duhet të jetë me zë të ulët. Menaxhimi i klasës duhet të jetë sa më i mirë, ku secili nxënës është gati për mësim dhe ka një përqendrim të mirë në fillim. Mësimdhënia është e ndërtuar në bazë të PEI , i cili është një plan i dokumentuar që hartohet për nxënësin me aftësi të kufizuara që përshkruan objektivat individuale, përshtatjet dhe modifikimet e nevojshme, shërbimet që duhen marrë nga nxënësi si dhe masat për arritjen e këtyre objektivave.


PEI duhet të përmbajë:

  1. Informacion personal.
  2. Anëtaret e grupit përgjegjës për PEI.
  3. Nevoja arsimore të veçanta.
  4. Aftësitë dhe zotësitë.



Qëllimet:

Objektivat afatshkurtër dhe afatgjatë.

Dokumentet e duhura.


Vlerësimi

Për këto kalohet në disa hapa:

  1. Hapi I – Referimi në komisionin e vlerësimit pranë DAR-it.
  2. Hapi II – Vlerësimi i nxënësit nga komisioni i vlerësimit pranë DAR-it.
  3. Hapi III- Fitimi i të drejtës për marrjen e shërbimeve.
  4. Hapi IV- Hartimi i PEI-it.
  5. Hapi V- Zbatimi i PEI-it.
  6. Hapi VI- Rishikimi i PEI-it.
  7. Hapi VII – Rivlerësimi i fëmijës me autizëm. 

Prindërit janë anëtarët kyç të ekipit të PEI-it.


Mes nesh të barabartë 


Rëndësi nga 9 rregullat e arta kanë mjetet ndihmëse, planifikimi i mësimit, ndihma e individualizuar, menaxhimi i sjelljes, përfshirja e klasës dhe puna në grup. Çdo dite duhet të jetë e mbushur me rutina, ku vendosen për të gjithë detyrat ne klasë, që nxënësi të jetë sa më i suksesshëm, rutina i duhet mësuar në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe plot instruksione, rregulla, skeda vizuale. Rëndësi të veçantë kanë kartat dhe mbështetja gjatë tranzicioneve. Më e bukur bëhet kur spikasin metodat dhe strategjitë që përdor mësuesi, duke u mësuar që nga përshtatja e mjedisit (mjedisi pa ngacmues) ku rregullat të jenë të kuptueshme dhe të dukshme. Kjo përshtatje e mjedisit rrit pavarësinë dhe dëshirën e fëmijës për të mësuar. Duke mbetur me shpresën që çdo fëmije ka të drejta të barabarta, them që dhe një fëmijë autik mund të bëhet i aftë për jetën dhe ta jetojë jetën i lumtur bashkë me ne, gjithmonë me ne dhe mes nesh.


PUNOI: FLORINDA PALAJ


Projekti në PDF: “Autizmi nuk zgjedh, autizmi flet”

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

5,670 Lexime
2 vjet më parë