Projekt kurrikular "Lojërat popullore"
Qëllimi i këtij sesioni është që fëmijët të kuptojnë dhe të demostrojnë lojëra të ndryshme popullore të zonës së tyre. Projekti është hartuar nga mësuesi Shkëlzim Pepaj.
Lënda : Edukim fizik,sporte dhe shëndet
1.Tema e projektit : Lojërat popullore
2.Qëllimi i projektit : Qëllimi i këtij sesioni është që fëmijët të kuptojnë dhe të demonstrojnë lojëra të ndryshme popullore të zonës së tyre.
3. Kompetencat e arritjes në projekt :
-Njeh lloje të lojëravë popullore të krahinës së tij/saj;
-Aktivizohet gjallërisht në lojë;
-Respekton rregullat e lojës;
-Bashkërendon lëvizjet gjatë lojës;
-Demonstron lëvizjet ciklike e aciklike ;
-Bashkëpunon me partnerin pa dëmtua kundërshtarin;
-Demonstron qëndrueshmëri gjatë lojës;
-Arrin të bashkëpunojë me partneret gjatë demonstrimit të lojës.
4. Njohuritë kryesore lëndore të cilat do të përvetësohen ose do të rimerren në sajë të projektit :
Në sajë të projektit nxënësit do të rimarrin dhe përvetësojnë këto njohuri, shprehi dhe qëndrime:
-Të zhvillojë dhe të ruajë vit pas viti në nivele të kënaqshëm cilësitë fizike dhe psikomotore, karakteristike të grup-moshës;
-Të pasurojë shkallë-shkallë përvojën e përgjithshme lëvizore të fëmijëve dhe mbi këtë bazë, të realizojë hedhjen e hapave të parë të mësimit të veprimeve lëvizore të lojërave popullore;
-Të nxisë te fëmijët kuptimin e vlerave të lëvizjeve, të ushtrimeve fizike dhe të sportit për shëndetit dhe për jetën e përditshme.
5. Shtrirja në kohë e projektit dhe fusha kurrikulare:
Projekti do të shtrihet në tri orë mësimore të lëndës Edukim fizik,sporte dhe shëndet dhe në tri faza.
Faza 1 | Faza 2 | Faza 3 |
---|---|---|
1 orë x 45 minuta | 1 orë x 45 minuta | 1 orë x 45 minuta |
6. Partnerët:
Projekti do të ketë si partnerë:
-Prindërit e nxënësve, të cilët do të sigurojnë me marrëveshje, materialet për zhvillimin e këtij projekti (Buxhetin).
-Nxënësit e klasës së parë.
-Mësuesi i klasës.
7. Materialet dhe mjetet që do të përdoren gjatë projektit:
Litar.letra bixhozi,domina,shah,tabakë kombesate, lapustila, tabak letre,ngjitës aparat fotografik ose telefon me mundësi fotografimi.
8.Numri i nxënësve që përfshihen në projekt:
Në këtë projekt do të përfshihen nxënësit e klasës së parë të shkollës së mesme të bashkuar “ Adem Haxhija”,Postribë.
9. Burimet kryesore të informacionit:
Burime kryesore të informacionit do të jenë: internet,prindërit,mësuesi.
10. Përshkrimi i projektit:
Projekti me temë “ Lojërat popullore” do të zhvillohet në tri orë mësimore të ndara në tri faza.
Ora e parë
Në fazën e parë nxënësit do të njihen me projektin , qëllimin dhe objektivat e tij.Nxënësit e klasës ndahen në grupë dhe secili grup dhe nxënës merr detyrën që i ngarkohet.(Loja që do të ekzekutojë). Në këtë njësi mësimore prezantohen temat e projektit ,dhe nga nxënësit bëhet përzgjedhja e temës. Tregohen mjetet e punës dhe vendi që do te realizohet ky projekt. Bëhet ndarja e klasës në grupe dhe caktohen lojërat që do të zhvillohen nga secili grup. Tregohen etapat e punës dhe veprimtarisë që do të zhvillohen për realizimin e këtij projekti.
Ora e dytë
Fëmijët sjellin informacion për mënyrën e zhvillimit të lojërave të ndryshme si dhe rregullat që duhen zbatuar gjatë ekzekutimit të këtyre lojërave,të interpretuara me gojë .
Ora e tretë.
Në këtë fazë vazhdohet me ekzekutimin e lojërave të ndryshme ,në praninë e mësuesit dhe prindërve.Bëhen fotografi grupeve,të cilat janë në ekzekutimin dhe demonstrimin e lojës. Në fazën e tretë,gjithashtu bëhet prezantim i punimeve para shokëve të klasës, vlerësimi dhe vetëvlerësimi i punës,si dhe vlerësimi i projektit. Ata do të diskutojnë me prindërit dhe familjarët mbi aktivitetin e zhvilluar dhe rezultatet e tyre.
11. Përshkrimi i produktit të projektit :
Në fletë format A4,do të përshkruhen lojërat e ndryshme,të cilat zhvillohen në zonën e tyre,së bashku me rregullat që duhen zbatuar gjatë ekzekutimit të tyre.Më pas,këto do të ngjiten në kartona me ngjyra dhe që do të prezantohen përpara klasës në prani të prindërve.
Fazat e projektit | Faza 1 | Faza 2 | Faza 3 |
---|---|---|---|
Data | |||
Orë | 1 orë | 1 orë | 1 orë |
Veprimatritë | Në fazën e parë nxënësit do të njihen me projektin , qëllimin dhe objektivat e tij. Nxënësit e klasës ndahen në grupë dhe secili grup dhe nxënës merr detyrën që i ngarkohet. | Fëmijët sjellin informacion për mënyrën e zhvillimit të lojërave të ndryshme si dhe rregullat që duhen zbatuar gjatë ekzekutimit të këtyre lojërave | Në këtë fazë vazhdohet me ekzekutimin e lojërave të ndryshmë ,në praninë e mësueses dhe prindërve. Bëhen fotografi grupeve,të cilat janë në ekzekutimin dhe demonstrimin e lojës. Në fazën e tretë,gjithashtu bëhet prezantim i punimeve para shokëve të klasës, vlerësimi dhe vetëvlerësimi i punës,si dhe vlerësimi i projektit. Ata do të diskutojnë me prindërit dhe familjarët mbi aktivitetin e zhvilluar dhe rezultatet e tyre. |
Vendi | Klasa | Klasa | Mjedisi i oborrit të shkollës |
Personat përgjegjës dhe partnerët | Mësuesi | Mësuesi | Mësuesi/ Prindi |
3. Mënyra e vlerësimit të nxënësve:
-Nxënësit do të vlerësohen dhe do të bëjnë vetëvlerësim nëpërmjet këtij instrumenti.
Vetëvlerësim dhe vlerësim i punës gjatë projektit | ||
---|---|---|
Data: | ||
Emri: | ||
Tema e projektit: | PO | JO |
Unë e mbarova detyrën në kohë. | PO | JO |
Unë punova sipas udhëzimeve të dhëna. | PO | JO |
Unë komunikova me zë të ulët gjatë punës. | PO | JO |
Unë shkëmbeva idetë e mija dhe dëgjova e vlerësova idetë e të tjerëve. | PO | JO |
Unë kërkova ndihmë kur ndesha vështirësi. | PO | JO |
Nëse do ta bëje përsëri këtë projekt çfarë do të përmirësoje në punën tënde?
_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
Komenti i mësuesit:
_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________
Niveli i arritjeve:
Niveli i arritjeve për ju | 1/4 | 2/5/6 | 3/7/8 | 4/9 | 5/10 |
---|---|---|---|---|---|
Niveli i arritjeve sipas mësuesit | 1/4 | 2/5/6 | 3/7/8 | 4/9 | 5/10 |
14 Produkte të projektit:
Fëmijët prezantojnë demonstrime të lojëravë të ndryshme nga zona e tyre. Do të përshkruajnë mënyrën e realizimit të lojërave dhe rregullat që zbatohen në ekzekutimin e tyre.
(Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Gjeografi, teste përmbledhëse për periudhën e parë për klasën VI, VIII, X, XII
Model testimi në lëndën gjuha shqipe, klasa e 11