Projekt, gjeografi VI
“Mjedisi ynë lokal – Berati” është tema e projektit që do të zhvillohet në klasën e gjashtë në lëndën e gjeografisë, në shkollën “Llambi Goxhomani”. Planifikimi i projektit u bë nga mësuesja Enkeleda Sinjari.
Projekt: Mjedisi ynë lokal – Berati
Punoi: Enkeleda Sinjari
Shkolla: “Llambi Goxhomani”
Fusha: Shoqëria dhe mjedisi
Lënda: Gjeografi
Klasa: VI
Tema: Berati mjedisi ynë lokal
Qëllimi: Njohja dhe zbulimi i mjedisit lokal të qytetit të Beratit nëpërmjet kërkimit gjeografik.
Objektivat:
• Nxitja e veprimtarive të pavarura, në grup dhe të punës krijuese;
• Edukimi i drejtpërdrejtë për dashurinë për qytetin e tij;
• Stimulimi i të menduarit kritik e krijues për zgjidhjen e problemeve reale;
• Realizimi i lidhjeve me jetën e përditshme dhe problemet që shfaqen në mjedisin lokal;
• krijimi i aftësive për punë kërkimore, për të vazhduar dhe zbuluar lidhjet shkak-pasojë, për të nxjerrë përfundime;
• Përforcimi shprehive të punës në grup, disiplinës dhe sjelljes së kulturuar;
• Realizimi i lidhjeve brenda dhe jashtëlëndore të gjeografisë.
Rezultatet e të nxënit
Nxënësi:
• Përshkruan përbërësit kryesorë të relievit, burimet ujore, botën shtazore dhe bimore, mikroklimën në zonën e Beratit
• Vëzhgon dhe sjell shembuj si kanë ndikuar këto burime në jetën e banorëve
• Diskuton mbi rrugët nëpërmjet të cilave njerëzit kanë shfrytëzuar pasuritë natyrore
• Pranon dhe respekton diversitetin natyror, shoqëror, kulturor të zonës ku banon.
• Demonstron përkujdesje dhe ndjeshmëri për burimet natyrore dhe ruajtjen e tyre.
• Vlerëson me objektivitet rezultatet e të dhënave krahasuar me ato të shokëve.
• Respekton idetë dhe përvojat e prezantuara nga të tjerët.
• Zhvillimi mjedisor dhe bashkëveprimi komunitar për mbrojtjen e tij
• Përshkruan strukturën moshore të popullsisë në zonën e Beratit
• Mbledh të dhëna statistikore për të shpjeguar lëvizjet e popullsisë së zonës në periudha të ndryshme dhe shkaqet.
• Dallon karakteristikat kryesore të vendbanimeve në qytetin e Beratit.
• Krahason mënyrën e jetesës së popullsisë në mjedisin e tij lokal me atë të popullsisë në mjedise të tjerë.
• Evidenton monumentet e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të zonës;
• vlerat turistike që kanë monumentet e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të zonës;
• rreziqet natyrore dhe antropogjene që kërcënojnë vlerat e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të zonës.
• Identifikon llojet kryesore të veprimtarive prodhuese ekonomike, industriale dhe tregtare në mjedisin lokal.
• Përcakton vendndodhjen e rrugëve locale e kombëtare, të ndërtesave të qeverisjes lokale e qendrore, objektet e edukimit të nxënësve, parqe, biblioteka etj.
- Parashtron ide (me shkrim dhe me gojë) mbi ndikimin e veprimtarisë së njeriut në mjedisin natyror të zonës dhe nevojën e bashkëpunimit komunitet–qeverisje lokale për mbrojtjen e mjedisit;
• Përdor hartën topografike të qytetit/fshatit për t’u orientuar në mjedisin e tij lokal
Metodologjia: Kërkime gjeografike
Teknika: Pune ne grupe, vëzhgime në terren, hulumtim në internet, ekspozita etj.
Përfituesit: Të gjithë nxënësit e klasës së gjashtë dhe komunitetit
Temat që përfshihen:
- Pesë temat e gjeografisë
- Orientimi në natyrë
- Gjerësia dhe gjatësia gjeografike
- Hartat gjeografike
- Kapitulli: Mjedisi ynë lokal
Lidhje me fushat kurrikulare: Gjuha shqipe, Matematika, Biologjia, Historia, Qytetaria, Ed. Fizik dhe shëndetësor, TIK.
Partnerët:
Mësuesi i Biologjisë: identifikimi i saktë i botës bimore dhe shtazore të mjedisit tonë lokal
Mësuesi i Informatikës: përdorimi i programit word dhe ppt për realizimin e projektit
Prindërit e nxënësve: materiale të ndryshme që ju duhen nxënësve si: postera, foto të printuara etj.
Zhvillimi i projektit
Ora e parë e projektit
Hapi i parë
Kjo veprimtari zhvillohet me nxënësit e klasës së gjashtë
Zgjedhja e pyetjeve kryesore kërkimore
Njihen nxënësit me temën e projektit
Pyeten nxënësit:
Çfarë do të doni të dinit për qytetin tonë të Beratit, duke u bazuar në njohuritë e marra në kapitullin Mjedisi ynë lokal?
Rendit çështjet e trajtuara në kapitullin: Mjedisi ynë lokal
- Pozita gjeografike dhe relievi i qytetit tonë
- Hidrografia
- Klima dhe gjallesat ne qytetin tonë
- Popullsia
- Vendbanimet
- Qeverisja dhe ekonomia
- Turizmi
- Pasuritë natyrore-zonat e mbrojtura
- Trashëgimia kulturore
- Problemet mjedisore të qytetit tonë
Grupohen çështjet duke u bazuar në pesë temat e gjeografisë, të cilët nxënësit I kanë mësuar në kapitullin: Gjeografia dhe kërkimi gjeografik
Duke njohur moshën e nxënësve në realizimin e këtij projekti mësuesi i ndihmon me referenca të ndryshme, për të lehtësuar hulumtimin e tyre në Internet.
Krijohen grupet me 5 anëtarë
Zgjidhet kryetari i grupit
b. Hapi i dytë
Caktohet për çdo anëtar detyra sipas nën çështjeve:
anëtari 1: Vendi
anëtari 2: Vendndodhja
anëtari 3: lidhja e njeriut me mjedisin
anëtari 4: lëvizja
anëtari 5: rajoni
c. Hapi i tretë
Caktohet së bashku me anëtarët e grupit, mënyra dhe forma e paraqitjes së projektit: libër, poster, powerpoint etj
d. Hapi i katërt
Grupet përcaktojnë me ndihmën e mësueses detyrat në punën kërkimore për secilin anëtarë.
Hulumtojnë në internet sipas detyrës që ju është ngarkuar
Ora e dytë e projektit
Hapi i pestë
KËRKIMI GJEOGRAFIK
Nxënësit
- hulumtojnë në internet në klasën e TIK sipas referencave, librave të marra në bibliotekë
- mbledhin informacionin e nevojshëm sipas detyrave që kanë.
Pesë temat e gjeografisë | Detyrat kërkimore | Kërkim - hulumtim | Rezultatet e të nxënit |
---|---|---|---|
Vendi a) Karakteristika fizike b) Karakteristika kulturore c) Karakteristikat njerëzore | • Përshkruani vendin (Sipërfaqen , popullsia). • Cila është klima e qytetit tonë (temperatura, reshjet)? • Çfarë lloj karakteristikash fizike (male, lumenj,lugina, kodra)? Ngjyros dhe emërto trajtat kryesore të relievit • Përshkruani njerëzit që jetojnë këtu (traditat,besimi, qeverisja, këngët dhe vallet popullore etj.) •listo figura të shquara të qytetit të Beratit dhe jep një përshkrim të shkurtër të veprimtarisë së tyre Veprimtari në terren Zbulo dhe dokumento një problem real që lidhet me relievin ose klimën Rendit shkaqet dhe pasojat e dukurisë që ke zbuluar Propozo rrugët për zgjidhjen e problemit | https://sq.wikipedia.org/wiki/Berati bashkiaberat.gov.al/ https://cultureplacesblog.wordpress.com/2016/.../gjeografia-e-berati. www.uamd.edu.al/...content/.../TURIZMI-HISTORIK-NË-QARKU... https://www.reporter.al › Posts › Reportazhe “Berati në fonoteka” Parashqevi Sahtçiu | Përshkruan: • përbërësit kryesorë të relievit duke dalluar elementë të veçantë; ·burimet ujore (burime, lumenj, liqene,dete etj.); ·botën bimore dhe shtazore; ·mikroklimën në mjedisin ku jeton. |
Vendndodhja a)Absolute b)relative | • Ku ndodhet qyteti i Beratit (hemisfera , kontinenti, rajoni, gjatësia dhe gjerësia gjeografike,)? • Sa larg është nga qyteti i Beratit nga Kryeqytetit i Shqipërisë (distanca në kilometra(llogaritje në hartë))? • ndërto hartën skicë të Shqipërisë duke përcaktuar vendndodhjen relative të qytetit të Beratit(rrethet me të cilat kufizohet) Veprimtari ne terren Përzgjidh një objekt dhe kryej orientimin sipas pikave të horizontit nëpërmjet hartës topografike | https://sq.wikipedia.org/wiki/Qarku_i_Beratit https://sq.wikipedia.org/wiki/Berati bashkiaberat.gov.al/?cat=26&paged=2 “Berati në fonoteka” Parashqevi Sahtçiu | Përdor hartën topografike të qytetit/fshatit për t’u orientuar në mjedisin e tij lokal ·Përcakton vendndodhjen e rrugëve locale e kombëtare, të ndërtesave të qeverisjes lokale e qendrore, objektet e edukimit të nxënësve, parqe, biblioteka etj. |
Lidhja e njeriut me mjedisin a)përdorimi i mjedisit b)ndikimi në mjedis c)ndryshimet positive dhe negative | • Si përdorin njerëzit tokën (blegtori, kullotja, minierat, industria)? •Cilat janë degët kryesore të ekonomisënë zonën tonë? • Si e përdorin njerëzit mjedisin e tyre? •Ae kanë ndryshuar ata mjedisin ( identifiko ndryshimet) • Realizo fotografi të marra me aparatin tënd në lidhje me zonat e mbrojtura pranë qytetit tonë Veprimtari ne terren a)zbulo dhe dokumento një problem real që lidhet me mjedisin në zonën tonë b)rendit shkaqet dhe pasojat e dukurive që ke zbuluar c)propozo rrugë për zgjidhjen e problemit në të ardhmen | ·Vëzhgon dhe sjell shembuj si kanë ndikuar këto burime në jetën e banorëve · Diskuton mbi rrugët nëpërmjet të cilave njerëzit kanë shfrytëzuar pasuritë natyrore ·Demonstron përkujdesje dhe ndjeshmëri për burimet natyrore dhe ruajtjen e tyre. ·Identifikon llojet kryesore të veprimtarive prodhuese ekonomike, industriale dhe tregtare në mjedisin lokal. | |
Lëvizja a)Mallrave b)Njerëzve c)ideve | • Nëse do të udhëtonit në qytetet e Vlorës, Tiranës, Ebasanit, çfarë rruge do të përshkruanit (identifiko në hartë rrugën që do të përshkruaje)? • A eksporton vendi mallra në vende të tjera? Nëse po, çfarë dhe ku? • A e importon mallra nga vendet e tjera? Nëse po, çfarë dhe nga ku? Identifiko me foto llojet e turizmit që zhvillohen në zonët tonë Veprimtari ne terren - Zbulo dhe dokumento një problem real që lidhet me turizmin, lëvizjen e mallrave etj. -Rendit shkaqet dhe pasojat e dukurisë që ke zbuluar -Propozo rrugët për zgjidhjen e problemit në të ardhmen | www.uamd.edu.al/.../TURIZMI-HISTORIK-NË-QARKUN-E-BER... | -Përshkruan strukturën moshore të popullsisë në zonën ku jeton; -Mbledh të dhëna statistikore për të shpjeguar lëvizjet e popullsisë së zonës në periudha të ndryshme dhe shkaqet. -Dallon karakteristikat kryesore të vendbanimeve në qytetin/fshatin e tij. -Krahason mënyrën e jetesës së popullsisënë mjedisin e tij lokal me atë të popullsisë në mjedise të tjerë. -Evidenton: -monumentet e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të zonës; -vlerat turistike që kanë monumentet e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të zonës; -rreziqet natyrore dhe antropogjene që kërcënojnë vlerat e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të zonës. |
Rajoni Karakteristikat : a)Fizike b)Ndarjet administrative c)ekonomike d)Kulturore | Në cilin rajon të Shqipërisë bën pjesë qyteti ynë? Karakteristikat fizike Karakteristikat kulturore që kanë të bëjnë me rajonin •Përshkruaj organet e qeverisjes vendore dhe qendrore • Ndërto skemën e ndarjes administrative të zonës • A është Berati i ngjashëm me ndonjë nga qytetet kufitare me të (traditat, gjuha, klima, relievi etj)? Veprimtari ne terren -Zbulo dhe identifiko një problem real që lidhet me trashëgiminë kulturore të rajonit në të cilën ndodhet qyteti i Beratit -Rendit shkaqet dhe pasojat e dukurisë që ke zbuluar -Propozo rrugët e zgjidhjes së problemit | ·Pranon dhe respekton diversitetin natyror, shoqëror, kulturor të zonës ku banon. |
Ora e tretë e projektit
Nxënësit identifikojnë në terren
- problemet reale sipas detyrave të tyre,
- kryejnë foto me aparatin e tyre,
- pasurojnë punën e tyre me foto të ndryshme
Ora e katërt e projektit
Përzgjedhja e materialit dhe përgatitja e saj me ndihmën edhe të mësuesit të Biologjisë dhe TIK
Ora e tretë e projektit
- Prezantimi i projektit
- Vlerësimi i projektit
Vlerësimi i projektit
Vlerësohen projektet që kanë realizuar grupet e punës me një përgjegjësi të madhe duke zbatuar këto parime:
• projektet që përmbajnë më tepër punime origjinale (intervista, grafikë, harta skicë, fotografi, materiale të shkruara etj.);
• Ulen pikët vlerësuese për projektet që përmbajnë materiale të shkruara të kopjuara (plagjiaturë) duke mos respektuar porosinë e dhënë më parë;
• Vlerësohen projektet për shkallën e përdorimit të TIK në procesin e krijimit dhe të prezantimit të projekteve;
• Vlerësohen me pikët maksimale projektet për paraqitjen e problemeve reale që shfaqen në mjedisin lokal, si dhe për dhënien e zgjidhjeve sidomos në drejtim të mbrojtjes së mjedisit dhe trashëgimisë natyrore e kulturore.
• Vlerësohen për mënyrën e prezantimit të punës së kryer
(Portali Shkollor)
Vlerësimi i nxënësve në klasat 1-3, bazuar në udhëzimet përkatëse
Teste vlerësimi për klasën e parë
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV