RASTI

Profesori nga Misuri këndon për mësimdhënien virtuale nën melodinë e Gloria Gaynor “I Will Survive”

Ju sjellim versionin më aktual të këngës “I Will Survive” për të gjithë ju mësues që tashmë punoni “on line”. Teksti përshkruan procesin jo të zakontë të mësimdhënies së Michael Bruening me studentët e tij për shkak të vetë karantinimit nga COVID 19.

Në këto ditë vetizolimi është e domosdoshme që të ruajmë qetësinë dhe të qeshim sa më shumë, të frymëzohemi po ashtu!

Ndaj njihuni me një rast i cili përbën veçanti.


Ju sjellim versionin më aktual të këngës “I Will Survive” (do mbijetoj) për të gjithë ju mësues që tashmë punoni “on line”. 


“Versioni Coronavirus për mësuesit on line” e ka titulluar video-coverin e kësaj kënge Michael Bruening, profesor filozofie në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë në Misuri


Duke i qëndruar versionit origjinal të melodisë së  këngës ikonike të Gloria Gaynor, profesori ka krijuar një teks të ri, version i cili deri më tani është parë nga më shumë se 1 milion njerëz. Teksti përshkruan procesin e mësimdhënies on line të Michael Bruening me studentët e tij për shkak të vetë-karantinimit nga COVID 19.



Teksti i këngës në shqip 


Në fillim kisha frikë, kisha dhe tmerr

Gjithë kohës thoja se s`do t`ja dal, t`jap mësim n`Kanvas (platformë digjitale mësimore online) 

ndonjëherë

Pastaj kalova kaq shumë netë

Duke lexu udhëzime vetë

U bëra i fortë

Mësova si t`ja dal n`kët` botë

Dhe ja ku jam

Por, nxënësit s`janë

Si gjith` kolegët edhe un`

Dua të di  si do ja dalin mbanë 

Me teknologjin` duhet t`kisha vazhduar

Nga ora e dizajnit s`duhet t`isha larguar

Sikur ta kisha imagjinu

Se gjithçka online paska me u mësu

Hë, ik tani

Më lër rehat

Më duhet të gjej

Si t`shpjegoj duke përdorur Panopto

Më lanë dy ditë për t`u përshtat

Për ta kalu gjithçka online

Menduat se do të rrëzohesha

Menduat se do shtrihesha e do vdisja?

Oh, jo, jo!

Do t`mbijetoj

Për aq koh` sa do t`kem Zoom-in (platformë digjitale mësimore online)

Un` do t`ja dal

Nxënësit do t`mësojnë

Edhe unë rrogën do fitoj

Do mbijetoj

Do mbijetoj, hej hej

Më mori gjithë forcën që kisha

Që të mos shtrihesha, e të mos vdisja

Duke u përpjekur t`rregulloja

Pjesët e lëndës që shpjegoja

M`u deshën, oh kaq shumë netë

Me t`ardh keq edhe për veten

Qava pa masë

Por tani do ta mbaj kokën lart

Dhe do më shihni

N`Zoom duke shpjegu

Por, kujdes, mos u kollit

Ose t`gjithë do të t`i ngulin sytë

Nuk po të dëgjoj; ke staku zërin

Ekrani është nxirë; po ti ku je?

Po hasim ca probleme teknike

Por, vlerësimi do jetë i drejtë.

Oh, tani vazhdo

Nga dera shko

Po përpiqem t`mbaroj leksionin

Dhe jam në fazën e përmbylljes

Por internet na ka lënë me kohë

Edhe vera ka mbruar

Po mendon a jam rrëzuar?

A jam shtrirë e përfundimisht dorëzuar

Oh, jo, jo un`

Do t`mbijetoj

Për aq kohë sa t`kem Zoom-in

Do jem gjallë

Nxënësit do mësojnë

Dhe unë rrogën do ta marr

Edhe vet` do t`ja dal

Do t`ja dal!

Hej, hej!





(Përgatiti Nanila Allkja Biçaku, Portali Shkollor) 

1,702 Lexime
4 vjet më parë