Profesori Morice: Çokollata e errët qetëson kollën

Çokollata është në fakt një metodë shumë më efektive për lehtësimin e kollës së thatë në krahasim me ilaçet që tregtohen për këtë problem

Kolla, sidomos në stinën e ftohtë apo në periudhën e alergjive mund të jetë shqetësim për shumëkënd. Nëse jeni një prej atyre që kolla iu bezdis, tashmë mos u shqetësoni. Ju mund ta qetësoni kollën shumë thjesht dhe pa ilaçe, thjesht duke përtypur çokollatë të errët.

Sipas profesorit Alyn Morice, kreu i studimeve kardiovaskulare dhe respiratore në Universitetin e Hull, çokollata është në fakt një metodë shumë më efektive për lehtësimin e kollës së thatë në krahasim me ilaçet që tregtohen për këtë problem.

Ai i referohet një studimi të kohëve të fundit, ku pacientët të cilët morën një ilaç të ri që përmbante kakao (në vend të shurupit të kollës), panë një përmirësim të dukshëm në kollën e tyre brenda dy ditëve. Një tjetër studim, kryer në Kolegjin Imperial të Londrës, shpjegon më tej: Në kakao ka një alkaloid, që është më i mirë për të qetësuar kollën se sa kodeina (codeine).

Kjo ka kuptim, pasi tekstura e çokollatës është më ngjitëse se sa ilaçet e zakonshme të kollës, që do të thotë se është e pajisur më mirë për të veshur fytin tuaj dhe për të mbrojtur mbaresat nervore, që shkaktojnë ndjesinë ekollitjes.

(Shije)

2,869 Lexime
8 vjet më parë