STRATEGJITË

Prindërimi, si të menaxhoni me sukses inatin te fëmijët tuaj

Shumë prindër dëshirojnë të dinë se si të menaxhojnë inatin e fëmijëve të tyre. Më poshtë do të gjeni disa këshilla se si mund t’i ndihmoni fëmijët tuaj të jenë të suksesshëm në menaxhimin e kësaj gjendjeje emocionale.

Janë të shpeshta rastet kur fëmijët tuaj shpërthejnë nga inati dhe duket sikur ata janë të papërmbajtur në momentin kur ju si prindër nuk dini t’i ndihmoni për të kontrolluar këtë ndjenjë. Ju jo vetëm që mërziteni kur gjendeni përballë një situate të tillë, por kjo gjë ndikon te e tërë familja. Nisur nga kjo, më poshtë do të gjeni disa këshilla se si mund t’i ndihmoni fëmijët tuaj të jenë të suksesshëm në menaxhimin e kësaj gjendjeje emocionale.


Zhvillimi i një fjalori ndjenjash


Shumë fëmijë e shfaqin agresionin me goditje, ulërima, përplasje, kafshime, këto thjesht sepse nuk dinë si t’i shprehin frustrimet në mënyrë tjetër. Atyre u duhet një fjalor emocional për të shprehur se si ndihen dhe për këtë ju mund ta ndihmoni fëmijën të zhvillojnë një fjalor të tillë. Këto janë disa fjalë të cilat mund të filloni t’i vini në praktikë: ti je i/e nevrikosur, i/e mërzitur, i/e zemëruar, i irrituar, nervoz/e, ankthioz/e etj. Në momentin që i mësoni fëmijëve emërtimet për emocionet, inkurajojeni atë të flasë për inatin e tij.


 Përdorimi i të folurit duke u nisur nga vetja 


Ju duhet t’i mësoni fëmijëve tuaj mesazhe të thjeshta dhe pozitive që mund t’ia thotë vetes në situata stresante. Për shembull: “Ndalo dhe qetësohu”, “Ruaj kontrollin”, “Mund ta përballoj këtë”.


Sugjerojini një një vend qetësues


Kërkojini fëmijëve që t’ju ndihmojë të caktoni një vend ku ata mund të shkojë dhe të fitojnë kontroll mbi veten. Ofrojini më pas disa gjëra të tjera qetësuese si për shembull libra, lapsa dhe letra dhe pastaj inkurajojini fëmijët t’i përdorin këto sende duke dëgjuar muzikë. 


Ndajeni inatin në copëza të vogla


Thojini fëmijëve të vizatojnë ose shkruajnë në një fletë se çfarë i shqetëson. Pastaj griseni letrën në copëza të vogla dhe “hidheni inatin tutje”. Ata gjithashtu mund ta përdorin konceptin duke imagjinuar inatin që largohet nga vet ata në pjesë të vogla. 


Mësojini praktikën “Ndalo dhe merr frymë”


Tregojuni fëmijve të marrin frymë ngadalë duke numëruar deri në pesë, të bëjnë një pushim dhe pastaj ta nxjerrin frymën në të njëjtën mënyrë, duke numëruar përsëri në të njëjtën mënyrë.


Teknika 1+3+10


Shpjegojini “formulën”: në momentin që trupi juaj po ju dërgon një shenjë që po humbni kontrollin, bëj tre gjëra. Së pari ndalo dhe thuaj “qetësohu”, ky është 1-shi. Tani bëj tre frymëmarrje të thella ngadalë, ky është 3-shi. Së fundmi numëroni ngadalë deri në 10 në kokën tuaj, kjo është 10-a. Kombinimi i këtyre tre numrave ai ndihmon fëmijët tuaj të qetësohen dhe të fitojnë kontrollin me qetësi.


Këshillojini të mendojnë një vend të qetë 


Për shembull: plazhi, krevati, oborri i gjyshërve, një shtëpi në pemë etj. Në momentin që shikoni se fëmijët shfaqin shenja inati, thojini të mbyllin sytë dhe të imagjinojë atë vend, duke marrë frymë ngadalë. duke pasur një fotografi të “vendit qetësues” dhe duke e vendosur atë te krevati i fëmijëve, kjo mund të bëhet një kujtesë vizuale e mirë për ta.


Identifiko mendimet nxitëse drejt inatit 


Është ë rëndësishme t’i ndihmoni fëmijët të kuptojnë së çfarë po ndodhte dhe çfarë po mendonin në momentit që u inatosën.


Modeloni qetësinë 


Duhet thënë që, mënyra më e mirë për t’i mësuar fëmijët që të largojnë inatin në mënyrë konstruktive është që ju të jepni shembullin tuaj. Ne nuk mësojmë se si ta menaxhojmë inatin duke lexuar për këtë, por duke parë dikë tjetër se si ja del. Kështu që përdorini eksperiencat tuaja frustruese si mësime për t’i ndihmuar fëmijët që të qetësohen. Për shembull: supozojmë se ju marrin në telefon nga servisi i makinës dhe ju thonë se vlera që duhet të paguani për makinën është dyfishuar. Në këtë moment ju inatoseni shumë teksa përballë keni fëmijën tuaj që po ju veshton me kujdes. Ky është momenti që ju vetë të ruani qetësinë dhe të jepni shembullin për fëmijën tuaj. Ju mund t’i thoni atij  “jam shumë e inatosur tani. Servisi e dyfishoi çmimin për rregullimin e makinës time”. Pastaj ofrojini një mënyrë qetësimi duke i thënë: “Po dal për vrap që të qetësohem”. Shembulli juaj është ai që do kopjojë fëmija.



(Burimi Psychology, Portali Shkollor) 

2,754 Lexime
5 vjet më parë