Personazh

Prezantohet personazhi i parë me spektrin e autizmit në një serial për fëmijë

Mbetet me rëndësi të shohim më shumë personazhe me spektrin e autizmit në ekranet tona, pasi ka shumë fëmijë autik të moshës shkollore kudo në botë të cilët duan të shohim tregimet e tyre në ekran. Gjithashtu, është e rëndësishme për fëmijët jo autik të kuptojnë se si është të jesh autik.

Seriali vizatimor ‘Tomas lokomotiva dhe shokët’ gëzon popullaritet të lartë për fëmijët që nga viti 1984, ku tregohen aventurat e Tomas, një treni të qeshur ngjyrë blu që jeton në ishullin Sodor. 


Kompania e prodhimit të argëtimit dhe lojërave ‘Mattel’ lajmëroi për meditat se personazhi i parë autik vizatimor në film do quhet ‘Bruno’ dhe do shfaqet në serialin televiziv në fundin e muajit shtator. Gjithashtu fëmijët kanë mundësia ta ndjekin serialin përmes platformës online YouTube. 


Personazhi i ri i vizatimor do quhet “Bruno makina e frenave” dhe do të interpretohet me zërin e Eliot Garcia. Nëntë vjeçari autik, Eliot Garcia u përzgjodh për të luajtur personazhin “Bruno” me ndihmën e Shoqatës Kombëtare të Autizmit (NAS).


“U ndjeva shumë i emocionuar dhe i lumtur. “Bruno” është qesharak, i zgjuar dhe një personazh shumë i qetë. Ai mund të emocionohet dhe të tronditet, mund të shqetësohet dhe përdor humorin për të kapërcyer situatat e të kaluarës.” – u shpreh Eliot pasi mësoi se fitoi rolin për herë të parë. 

Kompania Mattel është kujdesur t’i veshë personazhit vizatimor cilësitë e duhura që e spikatin nga pjesa tjetër e personazheve. Treni Bruno është kuruar të ketë një perspektivë unike mbi botën, duke i pëlqyer rutinat dhe oraret. Paisja mbrojtëse e veshit e mbron trenin nga zhurmat e forta. Personazhi vizatimor i tregon haptas emocionet e tij. Për shembull kur është i dërrmuar, ose i shqetësuar tren lëviz shkallët e tij. Gjithashtu, treni Bruno ka të instaluar një fanar drite që tregon ndryshimin e gjendjeve emocionale. 


Shoqata Kombëtare e Autizmit në Britani u shpreh pozitivisht mbi projektin në fjalë, duke theksuar se personazhi vizatimor do sjellë frymë më optimiste për 700,000 persona autikë të rritur dhe të vegjël në të gjithë vendin. 


" Personazhi Bruno i pasqyron me kujdes tiparet dhe preferencat e disa njerëzve autikë, por duhet pasur parasysh se një personazh i vizatimor nuk mund të përfshijë kurrë përvojën e jetës reale të çdo personi autik," – u shpreh kompania Mattel. 


“Mbetet me rëndësi të shohim më shumë personazhe autikë në ekranet tona, pasi ka 160,000 fëmijë autik të moshës shkollore në Mbretërinë e Bashkuar të cilët duan të shohim tregimet e tyre në ekran. Gjithashtu, është e rëndësishme për fëmijët jo autik të kuptojnë se si është të jesh autik” – tha Tom Purser, kreu i orientimit, vullnetarizmit dhe fushatave të bamirësisë. 


Burimi: https://www.theguardian.com/global/2022/sep/07/thomas-the-tank-engine-to-introduce-first-autistic-character?CMP=share_btn_fb&fbclid=IwAR0ttQYPSJyTeAG_SKmXm532iDBUmNyndYZDfrquKaIK2XYHy77KbdxObg4dhe  https://www.bbc.com/news/uk-england-berkshire-62811271 



Përgatiti: Xhoana Jaku

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,691 Lexime
2 vjet më parë