
Preferoj të jap mësim nën maskë sesa përpara një ekrani kompjuteri
Mësimi në distancë ishte një barrë e madhe për mësuesit, e cila në fillim nuk parashikohej e tillë. Skype ose Zoom ishte një zëvendësim i dobët i atmosferës në klasë. Ndaj, gëzojuni maskës...
Mësimi në distancë ishte një barrë e madhe për mësuesit, e cila në fillim nuk parashikohej e tillë. Mësuesit kanë punuar në kompjuter për rreth dhjetë orë: regjistrimi i materialeve, krijimi i orëve virtuale, qasje e re ndaj materialit që shpesh nuk është e lehtë për t’u transmetuar pa fjalë të drejtpërdrejta, përgjigje ndaj nxënësit në çdo kohë. Skype ose Zoom ishte një zëvendësim i dobët i atmosferës në klasë.
Gjithashtu, vlerësimi i studentëve është i vështirë, nuk është e qartë se si të kontrollohen disa njohuri objektive. A janë të besueshme reagimet e nxënësve? Gjëja pozitive është që nxënësit kanë zotëruar aftësi kompjuterike. Të gjithë e kemi kuptuar që kjo lloj ndihme në të mësuar dhe në mësimdhënie është shumë e mirë. Por nuk mund të zëvendësojë tërësisht mësimin.
Me siguri nxënësit ishin të lumtur në shtëpi që të mund të flinin deri në mesditë. Pastaj, ngadalë përmbushnin detyrimet e tyre. Por, shumë shpejt punët u grumbulluan dhe organizimi ishte i dobët.
Shkuarja në shkollë është një pjesë e rëndësishme e ditës së një fëmije, struktura e jetës së tyre dhe përgjegjësia e imponuar nga ai ritëm është e mirë dhe e rëndësishme. I riu është një qenie e çorganizuar, energjike dhe i duhet një udhëzim për ta mbajtur nën kontroll. Madje, kjo vlen edhe për të rriturit.
Si shkuan ditët e para të shkollës? A preferoni klasa me mësim të drejtpërdrejtë, pavarësisht nga kufizimet, apo klasat në internet?
Shumë prej jush mund të justifikohet me mbajtjen e maskave. Maskat duket se janë një problem pak më i madh për mësuesit sesa për nxënësit, pasi mësuesit duhet të flasin shumë nën maskë, përsërisin shpesh, dëgjojnë pak dhe rrjedhimisht lodhen më shpejt. Por askush nuk ankohet, pasi është e qartë për të gjithë që është çështje e përgjegjësisë shoqërore. Ndaj, gëzojuni maskës, sepse të paktën i shikoni dhe i ndjeni reagimet e nxënësve tuaj.
Përktheu Parajsa Shtini
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Mbrojtja e fëmijëve në internet, udhëzues për prindërit
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?
Metoda dhe strategji për punën me nxënësit me autizëm në arsimin fillor, flet Florinda Palaj