Pranoji komplimentet, “hidhe ndrojtjen në plehra”
Pranoji komplimentet dhe provo “të hedhësh ndrojtjen tënde në plehra”, duke e vizatuar në një letër dhe duke e hedhur në koshin më të afërt. Ngjan veprim shumë naiv si gjest, por funksionon.
Pyetja e adoleshentit: Ndihem shumë i pasigurt kur jam me shumë njerëz. Si mund të sillem? Jam i ndrojtur dhe tip i mbyllur?
Përgjigjen specialistët:
Rritja e ndrojtjes është një tipar tipik i adoleshencës dhe është e lidhur drejtpërdrejt me pasiguritë që sjellin ndryshimet që po të ndodhin dhe me parehatinë që ke me trupin tënd. Prandaj të duket më e vështirë të sillesh i shkujdesur në shoqëri me persona të tjerë.
Ndrojtja mund të vijë si pasojë e faktorëve të ndryshëm: nga bërthama autoritare familjare, nga një kujdes i tepruar nga ana e familjes për të të mbrojtur, ose nga një situatë në shkollë apo në shoqëri, që të bën të ndihesh i nënvlerësuar.
Por nuk duhet të ngatërrosh ndrojtjen me natyrën e mbyllur të një njeriu. Tipat e mbyllur janë ata që tërhiqen në vetvete dhe nuk ndiejnë nevojën ekomunikimit me të tjerët. Ndryshe nga ata, i ndrojturi ka vështirësi të gjejë rrugët e nevojshme për të komunikuar.
- Vër re se në cilat situata rritet pasiguria jote. Fillo të provosh se si do të pëlqente të silleshe për t’u ndier më i sigurt (metoda e provës funksionon shumë mirë).
- Mos i lejo të tjerët të të vënë në siklet. Në fund të fundit ata janë të rinj si ti (imagjino se edhe ata gjenden në situata qesharake).
- Pranoji komplimentet dhe provo “të hedhësh ndrojtjen tënde në plehra”, duke e vizatuar në një letër dhe duke e hedhur në koshin më të afërt. Ngjan veprim shumë naiv si gjest, por funksionon.
( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )
“Fellatio”, “cunnilingus”, “petting”...?
Sëmundjet seksualisht të transmetueshme, shenjat
Dua të dal, prindërit më vënë orare për t’u kthyer në shtëpi