Portofoli i të nxënit klasa 6-9 në arsimin e mesëm të ulët
Kurrikula e re e (klasa 6-9) në themel të saj, ka krijimin e kompetencave te nxënësi. Portofoli i të nxënit është një qasje bashkëkohore që bazohet në kriteret e cilësisë dhe dokumenton kontributin e nxënësve në veprimtari mësimore të orientuara nga kompetenca.
Kurrikula e re kërkon një sërë dokumentesh mbështetëse për zhvillimin dhe demonstrimin e të nxënit. Në këtë kontekst, portofoli është një mjet që përdoret gjerësisht në praktikat më të përparuara bashkëkohore për koleksionimin e rezultateve të të nxënit. Ky proces realizohet si nga mësuesi (nëpërmjet “Portofolit të mësuesit”) ashtu dhe nga nxënësi (nëpërmjet “Portofolit të nxënësit”).
Referuar qasjes së re kurrikulare portofoli i të nxënit merr një vend të posaçëm pasi:
- mbështet zbatimin e kurrikulës të bazuar në kompetenca;
- krijon qëndrueshmëri në procesin e realizimit të saj;
- ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në garantimin e cilësisë së zbatimit të kurrikulës dhe të arritjes së të nxënit.
Në këtë kontekst, ka vend përkujdesja për të unifikuar kuptimin mbi mënyrën se si do të menaxhohet ky proces nga mësuesi.
Kurrikula e re e (klasa 6-9) në themel të saj, ka krijimin e kompetencave te nxënësi. Si rrjedhojë, procesi i realizimit dhe i dokumentimit të të nxënit duhet të bazohet në atë çfarë arrin nxënësi të tregojë, të dëshmojë e të demostrojë.
Ka klasifikime të ndryshme të kompetencave, por përdorim më të gjerë në praktikën e sotme arsimore kanë:
a. Kompetencat kyçe/ të përgjithshme (ose jetësore), ku më kryesoret janë aftësitë për të komunikuar, për të kryer llogaritje matematike, për të përdorur teknologjinë e informacionit, për të nxënë, për të planifikuar, për të ndërmarrë nisma, për të zgjidhur problemet jetësore, etj., që ndihmojnë çdo individ për të përballuar sfidat e jetës, pavarësisht veprimtarisë profesionale që ushtron.
b. Kompetencat e fushës/ lëndës të cilat u referohen aftësive të lidhura ngushtësisht me aspekte shkencore të materies përkatëse.
Kompetencat janë të detyrueshme për nxënësit, ato përshkojnë filozofinë e kurrikulës së arsimit të mesëm të ulët. Ky material që do të paraqesim do të ndihmojë mësuesit për konceptin e portofolit të të nxënit për klasat 6-9 të arsimit të mesëm të ulët.
(REFERIME NGA MATERIALET E ASCAP)
Paraqiti: Florinda Palaj
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Teste vlerësimi për klasën e parë
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Model testimi në lëndën gjuha shqipe, klasa e 11