Portofoli i nxënësit në klasën e tretë të arsimit fillor
Mësuesja Florinda Palaj ka përgatitur portofolin e klasës së tretë. Materiali është i shoqëruar me shembuj konkretë për t'u ardhur në ndihmë mësuesve...
Shkolla 9-vjecare Milot
Florinda Palaj
Mësuese e klasës së tretë B
Modul nr. 3
Tema: Portofoli i nxënësit në klasën e tretë të arsimit fillor
1. Hyrje
Për të paraqitur një portofol nxënësi, ne duhet të jemi brenda strukturës së kurrikulës bërthamë dhe kuptimit të vlerësimit të portofolit. Dokumenti bazë, i cili rregullon ecurinë e procesit mësimor, bazuar në kornizën kurrikulare të Shqipërisë, është kurrikula bërthamë e arsimit fillor.
Brenda saj përshkruhen rezultatet e të nxënit për çdo kompetencë kyce dhe fushë të nxëni, sipas shkallëve të kurrikulës, metodologjisë e zbatimit të kurrikulës, vlerësimi i nxënësve e portofoli i nxënësit.
Si i tillë ky dokument i shërben:
• Nxënësit, për zhvillimin e kompetencave kyce të të nxënit, në mënyrë që ata të përballojnë sfidat e jetës dhe të punës dhe integrohen në shoqërinë e së ardhmes.
• Mësuesit, për planifikimin dhe realizimin e veprimtarive mësimore ne klasë dhe jashtë saj.
• Prindit, për njohjen me kriteret e vlerësimit dhe rezultatet e pritshme të arritjeve të fëmijëve.
Që të flitet për portofolin e nxënësit, në fillim duhen pasur parasysh kompetencat kyce në kurrikulën bërthamë të ciklit fillor.
Ata janë:
1. Kompetenca e komunikimit dhe e te shprehurit
2. Kompetenca e të menduarit
3. Kompetenca e të mesuarit për të nxënë
4. Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin
5. Kompetenca personale
6. Kompetenca qytetare
7. Kompetenca dixhitale
Fushat e të nxënit në kurrikulën bërthamë janë:
1. Gjuha dhe komunikimi
2. Matematika
3. Shkencat e natyrës
4. Shoqëria dhe mjedisi
5. Artet
6. Edukimi fizik, sporti dhe shëndeti
7. Teknologjia dhe TIK-u
Vlerësimi në arsim është procesi gjatë të cilit mblidhen të dhëna dhe gjykohet për vlerën e arritjes së një rezultati arsimor mbi bazën e një kriteri të caktuar, dhe për klasën e parë deri në të tretë kemi kriteret e normës, vlerësim me shprehje, sipas niveleve të arritjes.
Nivelet e arritjes shprehin kritere te njëhsuara të shkathtësive dhe qendrimeve të nxënësve sipas fushave përkatëse. Këto nivele hartohen për të mundësuar mësuesit, që të përcaktojnë arritjen e kompetencës nga nxënësi në fund të cdo viti, sipas shkallëvë përkatëse.
Vlerësimi rigoroz, bazuar në nivelet e përcaktuara, krijon besim në gjykimet e mësuesve, jep siguri te prindërit dhe tek të tjerët, që të gjithë nxënësit i kanë arritjet e tyre në përputhje me pritshmëritë.
Nga klasa e I-III- të kemi pesë nivele arritjeje.
• Niveli i parë: Nuk i përmbush rezultatet e të nxënit, ka boshllëqe dhe mangësi dhe përkon me vlerësimin: “Arritje të pakënaqshme”. (Nota 4)
• Niveli i dytë: Përfaqëson arritje minimale e rezulateve të të nxënit, të cilat nuk krijojnë baza të qendrueshme për veprimtaritë e nivelit pasardhës dhe përkon me vlerësimin: “Arritje që kanë nevojë për përmirësim”. (Nota 5-6)
• Niveli i tretë: Përfaqeson arritje të pjesëshme të rezultateve të të nxënit dhe përkon me vlerësimin: “Arritje të kënaqshme”. (Nota 7-8)
• Niveli i katërt: Përfaqëson arritje të larta e të qëndrueshme në përmbushje të rezultateve të të nxënit dhe përkon me vlerësimin: “Arritje shume të kënaqshme”. (Nota 9)
• Niveli i pestë: Përfaqëson arritje më të larta ë të qëndrueshme në përmbushjen e rezultateve të të nxënit qe jane talente ne nje lende mesimore dhe përkon me vlerësimin: “Arritje të shkëlqyera”. (Nota 10)
2.Përmbajtja e portofolit
Portofoli është një enë që mban evidencën e njohurive, të ide dhe arritjeve. Lind pyetja: Çfarë kuptojmë me kompetencë dhe si documentohet arritja e saj? Kompetenca është aftësia e individit për të demostruar përmbushjen e një detyre,në një kontekst të dhënë.
Nga ky përkufizim mund të themi se:
-Kompetenca është ajo që demostrohet nga nxënësit në kontekste reale dhe jo nga mjedise mësimore. Kompetenca formulohet si terësia e njohurive, shprehimeve dhe qëndrimeve që demostron një individ gjatë përmbushjes së detyrave të ngarkuara në kushte të caktuara.
Këto tri elemente ndërthuren dhe krijojnë tek nxënësi kompetenca të plota dhe të qëndrueshme.
Kemi: Kompetenca kyce dhe kompetenca të fushës. Pra kompetencat realizohen të integruara dhe kjo është arsyeja që merr portofoli si një mjet për të dokumentuar.treguar,krahasuar dhe vlerësuar mbërritjen te qëllimi i artikuluar në kurrikul.
Mësimdhënia e bazuar në portofol është një proces që dokumenton:
-filozofinë e mësimdhënies
-përgjegjesitë e mesuesit dhe të nxënësit dhe prinderit
-arritjet(nëpërmjet evidencave të vlerësimit), ku pasi nxirret mesatarja e vleresimit te detyrave ndahet me kode vlerësimi ne linjat përkatëse te cdo lënde sipas nivelit të arritjes së nxënësit në cdo linjë ku janë temat mësimore në planin mesimor të ndarë në periudha. Në fund nxirret mesatarja e tre periudhave mësimore të një vitit mësimor.
3.ORGANIZIMI I PORTOFOLIT
Organizimi i portofolit në rubrika lehtëson procesin e koleksionimit dhe të vlerësimit të nxënësit që ndikon në përcaktimin e kritereve dhe të peshave të cdo rubrike që rrit transparencën me prindërit dhe nxënësit në lidhje me vlerësimin si dhe zhvillon aftësitë e nxënësit për të qenë i strukturuar.
Rubrikat e portofolit janë:
1.Punime dhe detyra të realizuara në shtëpi. (15% e vlerësimit)
2.Punime dhe detyra të realizuara në klasë dhe përgjigje me gojë. (30% e vlerësimit)
3.Punime tematike,projekte dhe punime individuale të nxënësit dhe punime në grupe. (25% e vlerësimit)
4.Teste, detyra kontrolli, detyra përmbledhëse. (30% e vlerësimit)
Duke u nisur nga ky fakt lind pyetja: Si gjendet vlerësimi i vazhduar ose i përgjithshëm për një periudhë mësimore?
Nga udhëzimi i MAS-it,nr 34,datë11.09.2015 Kompetenca në arsimin bazë… në fund është dhënë një evidencë.Në evidencë kemi që për 27 data mësimore kemi 6 vlerësime.
Për të gjetur sa detyra për t'u vlerësuar na duhen për një periudhë veprojmë në këtë mënyrë:
4.Shembull
Lënda: Gjuhë shqipe 3
210 orë mësimore në një vit mësimor dhe 210/3=70+_ orë mësimore në një periudhë tremujore.
Periudha e parë shtator-dhjetor te vitit mesimor 2018-2019
27 tema mësimore=6 vlerësime
72 tema mësimore=?=>zbatohet rregulla e treshit dhe del 72.6:27=16 vlerësime për një periudhë tremujore.
Portofoli i nxënësit në klasën e tretë të arsimit fillor
15% e 16 vlerësimeve. Dalin 2.4 afersisht 2 detyra shtëpie.
30% e 16 vlerësimeve. Dalin 4.8 afërsisht 5 vlerësime nga ku kemi 1 detyrë klase dhe 4 përgjigje me gojë.
25% e 16 vlerësimeve. Dalin 4 vlerësime ku kemi 3 punime te ndryshme dhe 1 projekt.
30% e 16 vlerësimeve. Dalin 4.8 afersisht 5 vlerësime nga ku kemi 4 detyra kontrolli apo detyra permbledhëse dhe 1 test per periudhen tremujore.
Siç e shohim kemi 16 vlerësime gjithsej të cilat duhet të shënohen në evidencë ditore duke e përshkruar çdo detyrë me koment sipas nivelit të arritjes. Detyrat zhvillohen në një temë për të gjithë nxënësit në atë orë mësimore ndërsa përgjigjet me gojë janë të shpërndara brenda periudhës.
Po japim një evidencë përmbledhese për të gjetur mesataren, që përkon me nivelin e arritjes ku më pas shpërndajmë kodet sipas linjave duke pasur parasysh pergatitjen e nxënësit gjatë një periudhe tremujore.
Evidencë përmbledhëse duke u bazuar te evidencat ditore të marra ku cdo ditë vlerësimi është komentuar
E njëjta procedurë ndiqet edhe me lëndët e tjera të klasës së tretë.
Pra, nxirret nota p.sh 5 dhe ajo shpërndahet sipas linjave duke u nisur nga mënyra si është paraqitur nxënësi për to. Mos të harrojmë se duhet të ruhet niveli i arritjes, i nxjerrë nga 16 vlerësimet e gjuhës shqipe në rastin tonë që dhamë më sipër.
(Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Gjeografi, teste përmbledhëse për periudhën e parë për klasën VI, VIII, X, XII
Model testimi në lëndën gjuha shqipe, klasa e 11