Po sikur të infektohem me COVID-19 gjatë mësimdhënies?!
Rifillimi i vitit shkollor në këtë periudhë pandemie i ka gjetur mësuesit me një sërë pyetjesh që ata kanë rreth mësimit, sidomos në rastin nëse ata infektohen. Artikulli i mëposhtëm ju vjen në ndihmë me një sërë pyetje-përgjigje, në mënyrë që ju të ndiheni disi më pak konfuz.
Mbase as prindërit, nxënësit por më së shumti mësuesit nuk duan ta mendojnë, apo ta pranojnë, por kthimi në ambientet e shkollës këtë vit shkollor vjen me rrezikun e infektimit nga virusi COVID-19. Tashmë, ndërsa shkollat janë hapur, rastet e COVID po raportohen çdo ditë, mes tyre të shumtë janë edhe mësues dhe nxënës, vetëm në ditën e tretë të shkollës.
Ne e dimë që të gjithë po përpiqen të jenë sa më të kujdesshëm, duke vendosur maskën, duke respektuar masat e distancimit social, duke disifektuar ambientet e shkollës, por çfarë ndodh nëse mësuesit infektohen me Covid-19 dhe duhet të karantinohen?
Çfarë duhet të veprojnë ata si mësues? Dhe, cilat janë të drejtat e tyre?
Më poshtë vijojnë disa pyetje që shpesh mësuesit i kanë në kokë, dhe së bashku me to do t'ju vijë dhe një përgjigje ndihmëse.
Ja se si po veprohet në SHBA, dhe a ja vlen që të zbatohen dhe tek ne?
Nëse infektohem me COVID-19, a duhet të përdor lejen që kam për arsye të ndryshme?
Akti i Përgjigjes së Parë të Koronavirusit të Familjeve, i nënshkruar në ligj në Mars 2020, siguron deri në 80 orë shtesë të pushim për punonjësit me COVID. Kjo është përveç lejes mjekësore që ju siguron punëdhënësi juaj. Sidoqoftë, përtej atyre 80 orëve, i takon gjithsecilit të vendosë se do të bëjë me orët mjekësore.
Po sikur të më duhet të bëj karantinë? A duhet të përdor ditët që i kam për arsye të ndryshme për ta bërë këtë?
80 orët e kohës shtesë të siguruar nga Akti i Përgjigjes ndaj Koronavirusit të Familjeve, akt ky ndërkombëtar gjithashtu vlen për karantinën nëse ju thuhet ta bëni këtë nga qeveria ose një mjek, ose nëse jeni duke u kujdesur për dikë që ose ka COVID ose duhet të bëjë karantinë.
Po sikur të jap mësim në distancë dhe të sëmurem? A mund të marr kohë shtesë atëherë?
Ligji federal, në SHBA zbatohet për të gjithë punonjësit, pavarësisht nëse ata punojnë nga shtëpia apo personalisht.
Kur mund të kthehem në shkollë nëse jam i karantinuar ose i sëmurë?
Kjo është një situatë tjetër. Mësuesit duhet të marrin leje nga një mjek ose të pajisen me një test negativ COVID-19 për t'u kthyer në shkollë. Për këtë zbatoni rregullat që ka vendi ku ju banoni.
Po sikur të duhet të marr më shumë se 2 javë leje për diçka që lidhet me COVID?
Në këtë rast, FMLA (Ligji i Pushimit Mjekësor Familjar) është zgjeruar në mënyrë që punonjësit të kenë deri në 10 javë pushim me pagesë me dy të tretat e normës së tyre të pagës nëse nuk mund të punojnë, sepse duhet të kujdesen për fëmijët, për shkak të mbylljes së shkollës ose çerdheve.
Ju do të merrnit më parë 80 orë pushim me pagesë para se të fillonte përfitimi FMLA. Gjithashtu, nëse shkolla juaj ju siguron burimet për të punuar nga shtëpia, ju nuk keni të drejtë për këtë përfitim.
Nëse infektohem me COVID-19, çfarë informacioni duhet të raportoj?
Nëse jeni të ekspozuar ndaj COVID-19 jashtë shkollës, duhet ta raportoni këtë tek drejtori juaj ose tek departamenti i burimeve njerëzore. Kjo kërkon që privatësia juaj shëndetësore të hiqet për arsye të shëndetit publik.
Nëse jeni i ekspozuar ndërsa jepni mësim, mund të prisni që shkolla juaj të nxjerrë një njoftim që nuk ka ndonjë informacion identifikues, por i bën të ditur prindërit se ka pasur një ekspozim. Sigurisht, shkollat janë vende të vogla dhe njerëzit mund të kuptojnë se cilët mësues ose studentë ishin të parët që u ekspozuan. Fatkeqësisht, nuk mund të bëhet shumë për këtë.
Edhe pse COVID-19 është një virus i ri, duhet mësuesit të marrin një përgjigje mbi pyetjet që ata kanë. Mësuesit mund të sëmuren gjatë gjithë kohës, kështu që shkollat duhet të kenë politika për mbrojtjen e privatësisë së punonjësve nëse ata sëmuren nga COVID ose ndonjë sëmundje tjetër.
Përktheu: Marina Kërçeli
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Rëndësia e bashkëpunimit shkollë-familje
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?
“Bullizmi në shkollë” nga Merita Kastrati