Klasa e dytë

Planifikimi i temës mësimore: Dallojmë emrat e vendeve

Kjo orë model me temë “Dallojmë emrat e vendeve” është planifikuar hap pas hapi nga mësuesja Alma Shehi. Nxënësit e klasës së dytë përvetësojnë njohuritë sipas këtij ditari.

Fusha: Gjuhë dhe komunikim

Lënda: Gjuha Shqipe

Klasa: 2

Tema mësimore: Dallojmë emrat e vendeve

Situata e të nxënit: Krijohet një alfabet i njëpasnjëshëm me emra që tregojnë vende të veçanta (të përveçëm)


Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore 

Nxënësi/ja:

• dallon emrat e vendeve në fjali apo tekste të dhëna;

• shkruan saktë pa gabime emrat e përveçëm të vendeve;

• përcakton fjalët e shkruara gabim duke i korrigjuar ato;

• paraqet dhe komunikon lirshëm e saktë mendimin e tij/saj;

• demonstron pavarësi në mendime dhe veprime.


Fjalët kyçe: emër, vendi, i përveçëm shkronjë e madhe.

Burimet: teksti i nxënësit, mjete shkrimi, fisha me emra vendesh, grafiku “Alfabeti i njëpasnjëshëm”.

Lidhja me fushat e tjera: Artet, Shoqëria dhe mjedisi, Shkencat e natyrës.

Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve: Alfabeti i njëpasnjëshëm, Puna me tekstin, Zbatim i njohurive të marra, Shkrim i diskutuar


Organizimi i orës


Veprimtaria e parë: Alfabeti i njëpasnjëshëm

Ndahet klasa në grupe me 5-6 veta. Çdo grupi i jepet grafiku me alfabetin e njëpasnjëshëm. U kërkohet që për çdo shkronjë të alfabetit të shkruajnë një emër vendi (qoftë i përveçëm apo i përgjithshëm).

Secili grup prezanton punën para klase sipas shkronjave që ka pasur. Mësuesja i shkruan në grafikun e zmadhuar të vendosur para klase.

‒ Pse disa emra vendesh i shkrove me shkronjë të madhe dhe disa me të vogël?


Veprimtaria e dytë: Puna me tekstin

Hapet teksti në faqe 105. Lexohen shembujt e dhënë në tekst dhe rregulla gjuhësore për emrat e përveçëm të vendeve.

 ‒ Çfarë tregojnë emrat me shkronja të zeza?

 Lexohen grupet e fjalëve në tekst

 qyteti i Shkodrës ................. 

‒ Cili është ndryshimi në këto grupe fjalësh? 

1. emrat e parë tregojnë çdo vend

2. emrat e dytë tregojnë sende të veçanta (të përveçëm) 


Kalohet në rubrikën “Ushtrohu”.

Lexohet teksti a.

Janë shkruar saktë disa nga fjalët e tekstit? Pse? I korrigjojmë (Pogradecit, Elbasanit, Shkumbin, Librazhdit, Ohrit.)


Veprimtaria e tretë:  Zbatim i njohurive të marra, shkrim i diskutuar. 

Teksti b shkruhet me të diktuar nga mësuesi/ja në fletore të klasës. 

Kujdes! Emrat e përveçëm të njerëzve, kafshëve, vendeve shkruhen me shkronjë të madhe. (Tiranë, Ilirin, Balo, Popi, Baloja, Popit, Dajtit)


Shënim: Për  nxënësit me vështirësi në të diktuar kërkoj që ta kopjojnë tekstin b nga libri.


Vlerësimi. Vlerësohen nxënësit për dallimin e emrave të vendeve në fjali dhe tekste, aftësive korrigjuese të shkrimit gabim të fjalëve, drejtshkrimin e saktë të emrave të përveçëm të vendeve.


Detyrë: Shkruani 5 emra vendesh të përveçëm. Formoni fjali me to.


Për të shkarkuar materiale të gatshme për mësuesin klikoni këtu


(Nga: Alma Shehi, Portali Shkollor)

11,797 Lexime
7 vjet më parë