"Tri lëndë në gjashtë orë"

Plani mësimor, kimi VIII

Plani mësimor për lëndën kimi VIII është hartuar nga mësuesja Eglantina Lufta. Materiali është përgatitur në përputhje me nismën e re të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë “Tri lëndë na gjashtë orë”.

Plani Mësimor 

Lënda: KIMI VIII

Periudha janar-mars 2018 (tremujori i dytë)

Mësuese: Eglantina Lufta

Shkolla e mesme Pedagogjike “Luigj Gurakuqi”, Elbasan

Shpërndarja e orëve për periudhën JANAR-MARS 2018



TEMATIKA Njësi mësimore (tema) Ushtrime Punë laboratori Projekt Përsëritje Portofol Test përmbledhës Totali (në orë)
KREU 3 7 3 - - - - - 10
KREU 4 5 2 1 1 1 1 1 12
Gjithësej 12 5 1 1 1 1 1 22


Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës:


Kompetenca I: Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre. Nxënësi: 

a) zgjedh hetimin ose skicon strategjinë, konsideron strategji të ndryshme, argumenton zgjedhjet e bëra, planifikon procedurën.

b) analizon, kontrollon rezultatet,formulon probleme të reja ose sugjeron mënyrat e përmirësimit të zgjidhjes, nxjerr rezultatet.


Kompetenca II: Përdorimi i mjeteve, objekteve dhe procedurave shkencore. Nxënësi:

a) kupton dukuritë natyrore: pyet veten rreth mjedisit të tij/saj,shqyrton dukuri të veçanta, përshkruan karakteristikat e tyre.

b) ilustron ato me diagrame skematike,shpjegon dukuritë duke përdorur ligjet ose modelet.


Kompetenca III: Komunikimi në gjuhën dhe terminologjinë e shkencës... Nxënësi:

a) Nxënësi përhap dhe zhvillon njohuritë ose rezultatet shkencore: merr parasysh përbërjen e audiencës, përdor mënyra të ndryshme për prezantimin e informacionit (p.sh., simbolet, tabelat, vizatimet teknike),përshtat mesazhin sipas tipit të medies që përdor (p.sh. prezantim me gojë ose me shkrim etj.). 


REZULTATET E TË NXËNIT SIPAS KOMPETENCAVE KYÇE:


Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit. Nxënësi: transmeton saktë të dhënat e mbledhura për një temë konkrete në formë tekstuale, numerike, verbale, elektronike apo në ndonjë formë tjetër të të shprehurit; përshkruan me gojë dhe me shkrim një ngjarje të lexuar ose të dëgjuar duke ruajtur rrjedhën logjike të saj;  


Kompetenca e të menduarit. Nxënësi: paraqet në forma të ndyshme argumente për të përforcuar mendimin apo qëndrimin e vet për një problem; 

përzgjedh dhe klasifikon informacionin nga burime të ndryshme në bazë të një kriteri të caktuar për një temë konkrete.


Kompetenca e të nxënit. Nxënësi: parashtron pyetje për çështje të ndryshme dhe organizon mendimet për të gjetur përgjigje për temën apo problemin e caktuar duke evidentuar përparimin/vështirësitë deri në zgjidhjen përfundimtare;  


Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin. Nxënësi: përdor programet kompjuterike për përpunimin e të dhënave dhe paraqitjen e vizatimeve/diagrameve të nevojshme për përgatitjen e materialeve individuale apo/dhe publikimeve të ndryshme të shkollës;  përdor materiale, burime të ndryshme informimi dhe teknologjinë në shkollë dhe në jetën e përditshme si ndihmë për përparimin në mësime dhe për orientim në karrierë; 


Kompetenca personale. Nxënësi: dallon sjelljen korrekte nga ajo jo korrekte gjatë punës në grup ose në situata emocionale dhe propozon masat për parandalimin/tejkalimin e tyre


Kompetenca qytetare. Nxënësi: solidarizohet me personat në nevojë ose të rrezikuar, duke ndërmarrë veprime konkrete për afrimin e ndihmës sipas nevojës që kanë; identifikon paragjykimet apo dukuritë jo të mira në klasë,shkollë,komunitet,mban qëndrim ndaj tyre duke propozuar veprime konkrete parandalimi.

Kompetenca digjitale. Nxënësi: përdor TIK-un për të lehtësuar procesin e të nxënit dhe për të rritur efektivitetin në mësimnxënie; përdor mjetet multimediale për të bashkëpunuar me persona të tjerë dhe për të rritur produktivitetin e tij dhe të nxënit efektiv; 






Nr. Tematika Nëntematika Javë Temat mësimore Situata e parashikuar e të nxënit Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve   Vlerësimi Burime dhe Materiale
1 D (K.3) I V E R S I T E T I                                                                           NDERVEPRIMET(K.4) Elementët dhe përbërjet kimike 1 1.      Metalet   Karakteristikat e metaleve . Roli dhe rendësia e tyre në jetën e përditëshme.   Kuic, tryeza e rrumbullaket. Pyetje –pergjigje   Vleresim ne individual  ose ne çift. Teksti mesimor Foto te metaleve te ndryshme
2 2.      Jometalet   Karakteristikat e jometaleve Roli dhe rendësia e tyre në jetën e përditëshme.   Rishikim ne dyshe Kllaster “Metalet”.   Minitest, vleresim individual. Teksti mesimor, libri i mesuesit
3 2 3.      Krahasimi i metaleve  me jometalet   Karakteristika të metaleve dhe jometaleve. Roli dhe rendësia e tyre në jetën e përditshme Studim ne çift i tabeles me vetite e metaleve dhe jometaleve. Loja me role: grupi qe perfaqeson metalet dhe grupi qe perfaqeson Vleresim individual Teksti mesimor, libri i mesuesit
4   Materialet dhe vetitë e tyre Disa materiale që përdoren në jetën e përditshme janë: plastika,qelqi,fibrat,qeramika. Diskutim I lire/te kuptuarit permes leximit, mendimi logjik. Rrjeti i diskutimit. Shkrim i shpejte. Vleresim ne çift ose ne grup. Teksti mesimor, libri i mesuesit
5 3 5.      Përbërjet kimike (Vetitë e elementeve dhe përbërjeve të tyre kimike) Përbërjet kimike formohen nga atome të elementeve të ndryshëm. Dallimet midis ndryshimeve fizike e kimike.Emërtimi i përbërjeve kimike KUBIMI : (përshkruaj-shoqëro-zbato-krahaso-anlizo-argumento)Diskutim I lire/ te kuptuarit permes leximit. -Vlerësimin e detyrave të shtëpisë nga njëri tjetri Teksti mesimor, libri i mesuesit
6         6.      Pyetje dhe ushtrime përmbledhëse   Dallimet midis ndryshimeve fizike e kimike.Emërtimi i përbërjeve kimike   Pune ne grup ose ne çift. Zgjidhja e ushtrimeve me metoda te pershkruara nw tekstin mesimor Vleresim individual Teksti mesimor dhe udhezimet e mesuesit
7 4 7.      Formulat kimike të substancave (Emërtime të oksideve dhe bazave)   Përbërjet dhe formulat e tyre. Grupet e përbërjeve janë : Okside; Baza; Acide;Kripëra Diktim kimik. Vezhgo – analizo- diskuto. Leksion  avancuar.       Vleresimi behet bazuar ne aftesite argumentuese te anetareve te grupit Teksti mesimor dhe udhezimet e mesuesit
8 8.      Pyetje dhe ushtrime përmbledhëse Përbërjet dhe formulat e tyre. Grupet e përbërjeve janë :Okside; Baza. Shkrim i shpejte. Organizuesi grafik i njohurive. Vleresim me shkrim i punes ne fletoren e klases Internet dhe teksti mesimor
9 5 9.      Formulat kimike të substancave(Emërtime të acideve, kripërave)   Molekulat e substancave të thjeshta dallohen nga ato të përbërjeve kimike. Parashikim nga temat e meparshme/stuhi mendimesh/ diskutim. Vleresimi ne grup behet bazuar ne aftesite argumentuese Teksti mesimor dhe interneti
10 10.  Pyetje dhe ushtrime përmbledhëse   Katër  klasat e përbërjeve inorganike janë: okside, acide, baza, kripëra. Pune ne grup ose ne çift. Zgjidhja e ushtrimeve me metoda te pershkruara ne tekstin mesimor Vleresim me shkrim, ne grup dhe individual i punes se kryer Teksti mesimor dhe udhezimet e mesuesit
11 Acidet dhe bazat 6 11.  Vetitë e acideve dhe bazave   Vetitë e acideve ndryshojnë nga vetitë e bazave. Kujdesi gjatë punës me acidet e bazat. Rrjeti I diskutimit, pyetje- pergjigje, analize e problemit dhe zgjidhje e tij, kompozim te diagramit te Venit Vleresim formues Minitest ne fund te ores Udhezimet e mesuesit
12 12.  Hulumtim rreth acideve dhe bazave   Acidet dhe bazat i zbulojmë me anë të dëftuesve. Llojet e dëftuesve janë : fenolftaleina,metiloranzhi, lakm. Diskutim I njohurive paraprake.  Lexim i imët me kodim teksti. Eksperiment. Vleresim  me shkrim, ne grup dhe individual i punes Teksti mesimor dhe interneti
13   Acidet dhe bazat 7 13.  Treguesi hidrogjenor (pH) Dëftuesi hidrogjenor tregon se sa acide apo bazike është tretësira ujore e një substance. Vlerat e pH variojnë :  0 – 14. Te kuptuarit permes leximit/ shpjegim/ diskutim/ mendimi logjik. Pune ne çift. Vleresim me goje per grupet e punes dhe individual Teksti mesimor, libri i mesuesit
14 14.  Ushtrime: Njehsimi I vlerës së pH   Për të përcaktuar se sa acide apo sa bazike është tretësira ujorë e një substance ,mund të përdorim një dëftues universal.  Ngjyra e dëftuesituniversal tregon  pH-in e një substance.    Diskutim i njohurive paraprake .  Zgjidhja e problemit. Vleresim me goje per grupet e punes dhe individual, minitest Teksti mesimor, libri i mesuesit
15 8 15.  Punë laboratorike : Asnjanësimi   Kur tretësira e një acidi me një bazë përzihen ndodh reaksion asnjanësimi. Pune ne grup/eksperiment/ shpjegim/ te menduarit hap pas hapi. Vleresim me goje per grupet e punes dhe individual Teksti mesimor, libri i mesuesit
16 16.  Asnjanësimi në jetën e përditshme   Tretja e ushqimeve fillon në gojë e përfundon në zorrë. Pasta e dhëmbëve neutralizon aciditetin e ushqimeve. Shiu acid dëmton gjallesat Tokat acide dhe rritja e bimësisë Analize e problemit dhe zgjidhja e tij/ pyetja sjell pyetjen/ diskutim/te menduarit logjik.INSERT Miniteste individuale, vleresim me shkrim per punet ne klase, vleresim me goje, etj. Teksti mesimor, libri i mesuesit
17 9 17.  Si të planifikoni një hulumtim?   Hulumtimi kalon në disa etapa,gjatë të cilave ruhen të pandryshuara madhësia e kontrolluar dhe ndryshohet madhësia e pavarur. Madhësia e varur është ajo që duam të matim. Në bazë të rezultateve të eksperimentit ndërtohet tabela. Te kuptuarit permes leximit/ pyetje-pergjigje/pune ne grup. Di/dua te di /mesova Vlerwsim ne grup Teksti mesimor, fletore pune,libri i mesuesit
18 18.  Pyetje dhe ushtrime përmbledhëse   Acidet dhe bazat kanë veti  të ndryshme.   Pune ne çift/ diskutim ne çift/ te menduarit logjik/ analize e te dhenave dhe zgjidhja e problemit. Vleresim ne çift dhe individual Teksti mesimor, fletore pune,libri i mesuesit
19   Acidet dhe bazat 10 19.  Projekt (ora e dytë)   Diskutim mbi ecurinë e projektit. Faza e studimit të projektit : Në këtë fazë bëhet studimi i ideve të zhvilluara në fazën e konceptimit, orientimi për shfrytëzimin e literaturës dhe  përpunimit të materialeve, ecuria e veprimtarive praktike ne terren . Pune kerkimore ne internet, pune ne grupe/ diskutime/ vizatime diagramash/ diagram e Venit pwr krahasimin e vetive. Vleresim ne grup i rezultateve te eksperimentit Foto, video,fletepalosje,etj.
20 20.  Përsëritje   Metalet,jometalet dhe vetitë e tyre. Klasat e përbërjeve inorganike : okside, acide, baza, kripëra. Treguesi hidrogjenor dhe dëftuesi universal Asnjanësimi i tretësirave acido-bazike Diagram per krahasimin e nocioneve te ndryshme/eksperiment/ te menduarit hap pas hapi/ mendimi logjik/pune ne grup logjik. Vleresim ne çift dhe individual Teksti mesimor, fletore pune, libri i mesuesit
21 11 21.  Vlerësim portofoli         Detyrat e dhena nga mesuesi  
22       22.Test i tremujorit te dyte.        

 

 

TEMATIKA Njësi mësimore (tema) Ushtrime Punë laboratori Projekt Përsëritje Portofol Test përmbledhës Totali (në orë)
KREU 3 7 3 - - - - - 10
KREU 4 5 2 1 1 1 1 1 12
Gjithësej 12 5 1 1 1 1 1 22

(Portali Shkollor)

11,343 Lexime
6 vjet më parë