Plan vjetor lëndor, gjuha shqipe 2
Plani vjetor lëndor i përgatitur nga mësuesi Shkëlzim Pepaj u vjen në ndihmë mësuesëve, duke parashtruar të gjitha kompetencat, në periudhën e parë, të dytë dhe të tretë...
Planifikimi vjetor i lëndës
GJUHË SHQIPE 2
VITI SHKOLLOR:2018-2019
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe
Rezultatet kryesore të të nxënit sipas kompetencave kyçe, që realizohen nëpërmjet lëndës së Gjuhës shqipe gjatë shkallës së parë Në kurrikulën bërthamë janë përcaktuar rezultatet e të nxënit për çdo kompetencë kyçe. Këto rezultate realizohen nëpërmjet fushave të të nxënit. Natyrisht, secila fushë dhe lëndë mund të kontribuojë në disa rezultate të nxëni. Tabela e mëposhtme paraqet rezultatet e të nxënit të kompetencave kyçe që realizohen nëpërmjet lëndës së Gjuhës shqipe gjatë shkallës së parë.
Kompetenca ekomunikimit dhe e të shprehurit
-Tregon ngjarjen e një teksti të dëgjuar, përmbajtja e të cilit nuk është më shumë se një faqe teksti;
-Shpreh me gojë dhe me shkrim për 3-5 minuta para moshatarëve dhe të tjerëve përjetimet dhe emocionet që e kanë shoqëruar gjatë shikimit të një filmi ose dokumentari, dëgjimit të një tregimi apo përralle;
-Paraqet të paktën një mendim për një temë të caktuar gjatë diskutimit në grup;
-Lexon me zë një tekst së paku prej gjysmë faqeje të palexuar më parë;
Shkruan një tekst të shkurtër (gjysmë faqe për një temë të caktuar);
-Shpreh mesazhin e një teksti të thjeshtë letrar, përmes njërës nga format shprehëse: të folurit, shkrimit, dramatizimit (lojë me role);
-Identifikon personazhet kryesore të një tregimi, drame apo filmi dhe luan rolin e njërit prej personazheve në bashkëveprim me moshatarët;
Kompetenca e të menduarit
• Sqaron me anë të të folurit hapat e zgjidhjes së një problemi të thjeshtë, me të cilin ballafaqohet në një situatë jetësore
Kompetenca e të nxënit
• Ndjek udhëzimet e dhëna në një tekst për të realizuar një veprim/aktivitet/detyrë, që kërkohet;
• Parashtron pyetje dhe përgjigjet në pyetjet për temën/problemin/detyrën e dhënënë njërën nga format e të shprehurit;
• Zgjidh në mënyrë të pavarur problemin, detyrën e dhënë dhe prezanton para të tjerëve mënyrat e mundshme të zgjidhjes;
• Mbikqyr në mënyrë të pavarur përparimin e vet në një detyrë, aktivitet duke përdorur teknika të ndryshme për gjetjen e gabimeve (si shënim të gabimeve - vështirësive) dhe i korrigjon ato derisa gjen zgjidhjen;
• Grumbullon dhe klasifikon materialet e performancës së vet, për përgatitjen apo pasurimin e portofolit personal;
Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin
• Përgatit një plan të thjeshtë ditor me shkrim, për dy- tri aktivitete ditore, duke pasur parasysh kohën, vendin, materialet dhe mjetet e nevojshme për kryerjen e detyrës;
• Gjen të përbashkëtat dhe ndryshimet ndërmjet aktiviteteve, që organizohen në shkollë me ato në shtëpi dhe i përshkruan në mënyrë individuale përmes njërës nga format e të shprehurit duke i diskutuar në grup;
• Identifikon burimet e nevojshme (materiale, mjetet etj.) dhe i përdor në mënyrë të drejtë për kryerjen e një detyre/aktiviteti në klasë, në shkollë, në shtëpi;
Kompetenca personale
• Bashkëpunon me të tjerët pavarësisht prejardhjes, aftësive dhe nevojave të veçanta për arritjen e një qëllimi të përbashkët në aktivitetet në klasë, shkollë apo jashtë saj;
Kompetenca qytetare
• Diskuton dhe në bashkëpunim me anëtarët e grupit vendos rregullat e punës në grup;
• Shpreh mendimin duke kërkuar paraprakisht leje nga grupi, respekton mendimin e secilit anëtar të grupit duke i dëgjuar në mënyrë aktive, vendos duke bashkëpunuar me të gjithë anëtarët për mënyrat që çojnë drejt përfundimit të një aktiviteti të caktuar;
Kompetenca digjitale
• Ritregon ngjarjen e një teksti të dëgjuar (nga mjetet audio-vizuale), përmbajtja e të cilit të mos jetë më shumë se një faqe teksti;
• Realizojnë punime origjinale, vetjake duke përdorur figurat e gjetura nga burime informacioni, si një formë për të shprehur emocionet e tyre.
(Materialin e plotë mund ta shkarkoni më poshtë)
(Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Gjeografi, teste përmbledhëse për periudhën e parë për klasën VI, VIII, X, XII
Model testimi në lëndën gjuha shqipe, klasa e 11