Plan veprimtarie: Kujtojmë lavdinë historike të Skënderbeut
Mësuesi Shkëlzim Pepaj ka përagatitur plan veprimtarie me temën: Kujtojmë lavdinë e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu. Planin e plotë e gjeni më poshtë...
Tema e veprimtarisë
-Kujtojmë lavdinë historike të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti - Skënderbeu.
QËLLIMI:
Ka si qëllim njohjen e nxënësve me vlerat historike dhe kombëtare të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
PSËMARRËSIT: Nxënësit e klasës së dytë, mësuesi.
PËRFITUESIT: Nxënësit e klasës së dytë të shkollës “Adem Haxhija”- Postribë.
KOHËZGJATJA:
2 orë mësimore (kurrikul me zgjedhje, orë kujdestari).
VENDI: Mjedisi i klasës së dytë.
DATA: 17 janar 2019.
ORA: 10: 45 – 12:15
MJETET: Informacion nga interneti dhe nga lënda e historisë së Shqipërisë,foto të ndryshme të heroit tone kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu,libra me vjersha kushtuar heroit tonë legjendar,magnetofon,cd etj.
Kompetencat e arritjeve në këtë veprimtari:
- Përshkruan bukur figurën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu;
- Përshkruan ditën e lindjes së Gjergj Kastriotit- Skënderbeut;
- Përshkruan ditën e vdekjes së Gjergj Kastriotit- Skënderbeut;
- Flet me pak fjalë për historinë e Skenderbeu;
- Flet për rëndësinë e luftës 25-vjeçare të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu;
- Interpreton bukur në role;
- Reciton bukur vjersha kushtuar Gjergj Kastriotit- Skënderbeut flamurit, atdheut dhe dëshmorëve që sakrifikuan jetën e tyre;
- Këndon bukur dhe me ndjenjë këngë kushtuar dëshmorëve të rënë për liri.
(Në këtë material do të gjeni planin analitik të veprimtarisë, përshkrimin e veprimtarisë, bisedën me nxënësit dhe përgatitjen e tyre. Materialin e plotë mund ta shkarkoni më poshtë.)
(Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Gjeografi, teste përmbledhëse për periudhën e parë për klasën VI, VIII, X, XII
Testime dhe detyra përmbledhëse për Arsimin Fillor, viti shkollor 2023-2024