KOSOVË

Plan mësimor për klasat e shtata

Ky material është hartuar nga mësimdhënësi Mentor Hajrizi, për t'u ardhur në ndihmë mësuesve. Plani mësimor për klasat e shtata është i bazuar në Kurrikulën Bërthamë të Arsimit të Mesëm të Ulët, Kosovë.

PLAN I BAZUAR NË KURRIKULËN BËRTHAMË TË ARSIMIT TË MESËM TË ULËT TË KOSOVËS . KY PLAN, I PËRGATITUR NGA MENTOR HAJRIZI, VLEN PËR MËSIMDHËNËSIT E GJUHËS SHQIPE NË KOSOVË.


Aspektet e përgjithshme të planit të orës mësimore

Koncepti bazë i fushës së kurrikulës: Tekstet letrare dhe joletrare

Tema: Format e komunikimit: dialogu e monologu

Rezultati i të nxënit të temës: Njeh dhe dallon monologun nga dialogu.

Kontributi në rezultatet e kompetencave kryesore për shkallën III: I. Komunikues efektiv: 1; II. Mendimtar kreativ: 1; III. Nxënës i suksesshëm: 3.

Kontributi në rezultatet e fushës së kurrikulës për shkallën III: I. Të dëgjuarit dhe të folurit: 3; Të lexuarit: 1; Të shkruarit: 2.


ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Njësia mësimore: Dialogu dhe monologu

Fjalët kyçe: format e komunikimit, dialogu dhe monologu.


Rezultatet e të nxënit për orë mësimore:

- Përcakton format e komunikimit;

- Dallon dialogun e edhe monologun, si bazë e tekstit;

- Komenton fjalë e shprehje nga teksti.


Kriteret e suksesit:

- Identifiko format e komunikimit përmes fotografive (ilustrimeve);

- Veço dialogun nga monologu;

- Shpjego për fjalët e shprehjet e dhëna të tekstit.


Mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: Libri “Leximi letrar 7”, interneti, fotografitë.

Përdorimi i TIK-ut: Po.

Çështjet e ndërlidhura (korrelacioni): Historia, arti, kultura.


PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE I RRJEDHËS SË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Realizimi i kuptimit:

Për të nxënë, nxënësit vazhdojnë të shkruajnë në fletore për tekstin teatror dhe të tregojnë se çka është dialogu e çka monologu. Paraprakisht, ata e lexojnë tekstin në libër dhe nisin tutje me shkrimin për format e komunikimit.

Reflektimi:

Jepet një dialog dhe një monolog nga komedia “Koprraci” e Molierit. Nxënësit lexojnë dialogun e monologun dhe veçojnë (dallojnë) dialogun nga monologu, duke shpjeguar njëkohësisht edhe për fjalët e shprehjet e dhëna të teksteve. 


VLERËSIMI I NXËNËSVE:

Përgëzohen nxënësit për qëndrimet (mendimet) e tyre dhe vlerësohen gjithsesi ata që japin përgjigje të sakta, me gojë. 


DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR:

Hulumtohet në internet për dialogun dhe monologun. Nxënësit do të ndjekin ndonjë dramë, komedi ose ndonjë monolog të ndonjë artisti, në YouTube. Në orën e radhës të orës mësimore, do të tregojnë se çfarë kanë shikuar dhe do të komentojnë në lidhje me videon e shikuar ose audion e dëgjuar.


REFLEKTIM PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE:

Ora ishte shumë e suksesshme dhe të gjithë nxënësit janë përfshirë në detyrat dhe në diskutimet që janë bërë brenda orës së sotme mësimore. 

(Portali Shkollor)

5,705 Lexime
5 vjet më parë