ARSIMIMI

Përse sistemi arsimor finlandez është një utopi për ne?

Sistemi arsimor i Finlandës, jo rastësisht është një ndër sistemet më të mirë në botë. Gjithçka duket kaq perfekte dhe e organizuar. Mësues, nuk mund të prisni në këmbim sjellje pozitive, duke e stimuluar nxënësin me sjellje negative.

Sistemi arsimor i Finlandës, jo rastësisht është një ndër sistemet më të mirë në botë. Gjithçka duket kaq perfekte dhe e organizuar.


Jua sjellim këtë video, për të treguar se një sistem arsimor nuk ndërtohet mbi reputacionin, frikën, ndrydhjen, por ndërtohet mbi lirinë, respektin, hapësirat që u jepen secilit nxënës, përgatitje e madhe e mësuesve dhe mbi të gjitha "moskrahasimi". Kjo kërkon ideal, insfrastrukturë dhe mbi të gjitha përgatitje. Dikush nga ju mund të thotë "Kjo është e gjitha një utopi".  Absolutisht që po! Keni të drejtë! Është ende një utopi për realitetin shqiptar. Por të ndjekësh më të mirët është hapi i parë drejt rrugës së duhur. 


Megjithë insfrastrukturën e vështirë të shkollave shqiptare, ku dialogimi, megjithëse ne shekullin e XXI, ngrihet ende mbi sistemin e ngrohjes, ju motivojmë të bëni më të mirën që mund të bëni, me këto kushte. "Mos krahasoni shkollat me njëra-tjetrën, as nxënësit me njëri-tjetrin. Secili prej nesh është i ndryshëm nga tjetri. Pranojeni të ndryshmin. Jepini zë potencialit dhe jo dobësisë. Çdo qenie njerëzore disponon anë të forta dhe anë më pak të forta. Mësues, nuk mund të prisni në këmbim sjellje pozitive, duke e stimuluar nxënësin me sjellje negative. 


"Mos e bëj!", "Mos e thuaj!", "Pse nuk e ke bërë detyrën!", "Mos u përtyp!", "Mos e ngri zërin!", "Mos vrapo!", "Mos u sill më ashtu!", "Mos të shoh më duke…!"….Janë frazat kaq shumë të shpeshta në shkolla. Frekuenca e përdorimit të tyre është kaq e lartë! Pra, mësuesit e nisin dialogimin me një pjesëz mohuese "mos" dhe kërkojnë në këmbim sjellje pozitive nga nxënësi. Një paradoks i vërtetë! Mbase ka ardhur koha të ndryshojmë timonin dhe mënyrën tonë të të shprehurit. Edhe nga më e keqja mund të nxirrni, të mirën. A nuk do ishte më mirë sikur në vend të "Mos e ngri zërin!", të themi "Të lutem mund të flasësh pak më avash, në mënyrë që të të kuptojmë më mirë?" Në vend të fjalive urdhërore, përdorni fjali pyetëse, apo dëftore. 


E në fund, do të vini re, se vërtet nuk jemi në Finlandë, e s'mund t'i kemi kushtet e tyre, por ama rrisim fëmijë të shëndetshëm nga pikëpamja e komunikit dhe të lirë të zhvillojnë potencialet e tyre. 

Titroi: Arnold Përlala

Përktheu dhe përgatiti Parajsa Shtini


(Portali Shkollor)

4,761 Lexime
4 vjet më parë