MIQËSITË DHE RRETHI SHOQËROR

Përse i dashuri im sillet ndryshe kur është me shokët?

Rregullat e sjelljes mes djemve ndryshojnë shumë nga ato mes vajzave. Për ta imazhi i burrërisë është sinonim i mosshfaqjes së ndjenjave. Përpiqu ta shohësh nga ky këndvështrim e mos mendo se është diçka personale.

Pyetja eadoleshentes: Përse i dashuri im sillet ndryshe kur është me shokët e tij dhe ndryshe kur është me mua?

Përgjigjen specialistët:

Ky është një reagim tipik i adoleshentëve meshkuj dhe ndodh kryesisht, sepse në nivelin afektiv, ata piqen më vonë sesa femrat, prandaj kjo sjellje haset më shpesh tek ata.

Ka djem, të cilët janë shumë të përkujdesur, të ngrohtë, të ndjeshëm dhe plot vëmendje ndaj të dashurës së tyre, por shndërrohen në “tipa të fortë”, kur janë në “bandën” e tyre. Cila është arsyeja? Kanë frikë se mos duken shumë të butë dhe të ndjeshëm në sy të shokëve.

Rregullat e sjelljes mes djemve ndryshojnë shumë nga ato mes vajzave. Për ta imazhi i burrërisë është sinonim i mosshfaqjes së ndjenjave. Përpiqu ta shohësh nga ky këndvështrim e mos mendo se është diçka personale. Bëj kujdes vetëm nëse vëren një sjellje pa respekt ndaj teje, nëse të trajton me nënvlerësim apo të vë në lojë.

Nëse kjo situatë përsëritet shumë herë, flit me të dhe tregoji çfarë të mundon. Një këshillë: mos i kërko të sillet në një mënyrë të prerë, si p.sh., të zgjedhë mes shokëve të tij dhe teje.

( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )

2,151 Lexime
7 vjet më parë