Përkthimet në Facebook, 9 herë më shpejt
“Aktualisht ofrojmë 2 miliardë përkthime në ditë në më shumë se 45 gjuhë të Facebook, por ka ende shumë punë për t’u bërë. Përdoruesit duhet të jenë në gjendje të lexojnë postimet dhe të shohin video në çdo gjuhë...”
Një përkthim deri në 9 herë më i shpejt në internet, falë teknologjisë së inteligjencës artificiale. Ky është objektivi i arritur nga kërkuesit e Facebook dhe i bërë publik nga vetë Mark Zuckerberg.
“Përmirësimi në përkthim është mjaft i rëndësishëm për të lidhur botën”,- shpjegon themeluesi i rrjetit social me rreth 2 miliardë përdorues global.
“Aktualisht ofrojmë 2 miliardë përkthime në ditë në më shumë se 45 gjuhë të Facebook, por ka ende shumë punë për t’u bërë. Përdoruesit duhet të jenë në gjendje të lexojnë postimet dhe të shohin video në çdo gjuhë, por për momentin kjo teknologji nuk është ende e mirë. Por objektivi është t’ia dalim, duke kultivuar ambicien e përkthimit universal”,- vijon Zuckerberg.
Që kjo të ndodhë, Facebook ka vendosur të ndajë punën e kërkuesve të tij në mënyrë që të gjithë shkencëtarët të mund të realizojnë mjete përkthimi gjithnjë e më të mira.
Teknologjia bazohet në “machine learning” dhe rrjetet neutrale, të shfrytëzuara edhe nga Përkthyesi i Google.
(Portali Shkollor)
Programi Excel, përdorimi i tij hap pas hapi
Si të shkruajmë shkronjat e gjuhës shqipe “ë”, “Ë”, “ç”, “Ç” me një tastierë italiane!
10 opsionet e tastierës që secili nga ju duhet t’i dijë