Shëndeti

Periodat e para ndodhin në moshën 10 deri në 16 vjeçe

Zakonisht periodat e para ndodhin në moshën 10 deri në 16 vjeçe, por kufiri është më i gjerë se kaq. Në të ndikojnë faktorë gjenetikë, ushqimorë, mënyra e jetesës etj.

Pyetja e adoleshentit: Të gjitha shoqeve të mia u kanë ardhur periodat, përveç meje. Deri në cilën moshë është normale të mos kesh perioda?

Përgjigjen specialistët:

Zakonisht periodat e para ndodhin në moshën 10 deri në 16 vjeçe, por kufiri është më i gjerë se kaq. Në të ndikojnë faktorë gjenetikë, ushqimorë, mënyra e jetesës etj. Prandaj ndodh që ndonjërës prej vajzave të një grupi bashkëmoshatarësh të mos i ketë ardhur ende perioda e parë.

Më e rëndësishme sesa periodat, është fakti që në trupin tënd kanë ndodhur ndryshime të tjera tipike të pubertetit, si dalja e qimeve apo zhvillimi i gjinjve. Përgjithësisht pas një ose dy vjetësh pas fillimit të këtyre ndryshimeve, fillojnë periodat. Nëse kjo gjë nuk ndodh as pas moshës 16-vjeçare, duhet të këshillohesh me mjekun, për të kuptuar nëse mungesa e periodës vjen nga ndonjë ndryshim tjetër organik.

( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )

2,946 Lexime
8 vjet më parë