Pas rivalitetit qëndron zilia dhe pasiguria në vetvete
Rivaliteti është një ndjenjë e lindur, e cila haset shpesh në marrëdhëniet mes dy femrave, sidomos gjatë adoleshencës. Pas kësaj qëndron zilia, disi e mbuluar; pasiguria në vetvete, e cila e bën të matet me ty...
Pyetja e adoleshentit: Sa herë që më pëlqen një djalë, shoqja ime përpiqet ta bëjë për vete. Përse e bën këtë?
Përgjigjen specialistët:
Sjellja e shoqes sate është më e zakonshme, sesa mund ta mendosh. Arsyeja është shumë e thjeshtë: rivaliteti është një ndjenjë e lindur, e cila haset shpesh në marrëdhëniet mes dy femrave, sidomos gjatë adoleshencës. Pas kësaj qëndron zilia, disi e mbuluar; pasiguria në vetvete, e cila e bën të matet me ty, që duke e arritur objektivin (në këtë rast djali që ti pëlqen), ajo ndihet më mirë me veten.
Qëllimi i saj i vërtetë mund të mos jetë të të bëjë dëm, por personat që veprojnë kështu priren të përsërisin disa herë këtë lloj sjelljeje, derisa të krijojnë sigurinë e plotë në vetvete. Gjëja më e mirë që mund të bësh herën tjetër kur të të pëlqejë një djalë, është të mos ia thuash shoqes sate, por ta mbash si çështje tënden, vetëm personale, pa përfshirë persona të tretë.
( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )
Sporti ndikon pozitivisht në shëndetin e adoleshentëve
Gjinekologu kontrollon nëse aparati riprodhues është në gjendje të mirë
Mund të transmetohet SIDA nëpërmjet puthjeve?