"Tri lëndë në gjashtë orë"

Orë model, qytetari X

Ditari në lëndën e qytetarisë X, botimet Albas, është hartuar nga autorja e tekstit Eljana Brahja, e cila është bazuar në udhëzimet e IZHA për nismën “Tri lëndë në gjashtë orë”.

Fusha: Shoqëria dhe Mjedisi

Lënda: Qytetari

Shkalla: 5

Klasa: 10

Tematika: Mjedisi

Situata e të nxënit:

1. Rreziku më i madh për Tokën jemi vetë ne!

2. Popullata dhe përdorimi i burimeve të shterueshme të planetit po rriten me shpejtësi, ashtu si dhe aftësia jonë teknike për ta ndryshuar mjedisin për mirë apo për keq.

Tema mësimore: 

1. Ruajtja dhe zhvillimi i mjedisit

2. Kontradiktat e zhvillimit


Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës sipas temës mësimore: 

Nxënësi/-ja: 

-Shpreh mendimin për rëndësinë që ka ruajtja e mjedisit.

-Analizon përpjekjet për përdorim racional të burimeve.

-Diskuton në grup për kontradiktat e zhvillimit.

-Demonstron strategji për sensibilizimin e shoqërisë në drejtim të zhvillimit të qëndrueshëm.

Fjalë kyç:

- edukim mjedisor

- përgjegjësi individuale

- roli i shkencës

- zhvillim i qëndrueshëm

Burimet: Teksti mësimor (fizik), teksti digjital, interneti

Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjeografia, Historia, Shkencë toke,  Kimia.


Organizimi i orës së mësimit, 90’

Hapi 1. Përvijim i të menduarit (15’)

Mësuesja organizon klasën në dy grupe pune. Nxënësve u kërkohet të reflektojnë për pak minuta rreth situatave (shprehjeve) 1 dhe 2. Njohuritë e tyre të deri më tanishme i diskutojnë sëbashku me mësuesin.

Grupi 1- reflektojnë rreth situatës 1

Grupi 2- reflektojnë rreth situatës 2


Hapi 2. Harta e koncepteve; Marrëdhëniet Pyetje-Përgjigje (25’) + (5’) Përmbledhje njohurish

Mësuesi/ja krijon në tabelë hartën e koncepteve dhe ndërton njohuritë e reja nëpërmjet metodës së Marrëdhënieve Pyetje - Përgjigje. (25’)

- Si mund ta mbrojmë planetin tonë?

- Përgjegjësi e kujt është ruajtja e mjedisit?

- Si ndihmon procesi i 3 R-venë reduktimin e mbeturinave?

- Cili është roli i shkencës në ruajtjen e planetit?

- Zhvillimi i teknologjisë përveç përparësive shkakton edhe ndotje. Çfarë sugjeron shkenca për të ulur nivelin e ndotjes?

- Çfarë detyrash shtrohen para shoqërisë dhe shtetit për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm?

Në fund të shpjegimit të njohurive të reja mësuesi/ja bën një përmbledhje të njohurive të dhëna. (5’)

5 minuta pushim për rimarrjen e energjive për orën në vazhdim


Hapi 3. Rrjeti i diskutimit (20’)

Mësuesi/ja organizon klasën në dy grupe ekspertësh  të cilët diskutojnë rreth çështjeve:

- Ekspertët 1- cilat do të ishin përpjekjet tuaja për një përdorim sa më racional të burimeve?

- Ekspertët 2- çfarë do të propozonit ju për reduktimin e kontradiktave të zhvillimit në vendin tonë?


Hapi 4. (15’)

Diskutim i materialeve në tekstin digjital. Punim i detyrave të tekstit mësimor.


Vlerësimi (5’)

Vlerësimi sipas niveleve N1, N2, N3, N4. 


Detyrat dhe puna e pavarur (5’)

Detyra e shtëpisë: Reflektoni në mënyrë kritike Fq. 71


Suksese mësueseve në nismën “Tri lëndë në gjashtë orë”!

(Punoi: Eljana Brahja; Portali Shkollor)

5,774 Lexime
6 vjet më parë