Orë model në lëndën e gjuhës shqipe
Orë model në lëndën gjuhë shqipë, mbi parafjalët. Ora e hapur mësimore është organizuar nga mësuese Elona Trota, Klasa VIII, Shkolla e mesme e bashkuar "Qazim Shehu" Shtiqen-Kukës.
Ore model, Klasa VIII, Shkolla e mesme e bashkuar "Qazim Shehu" Shtiqen-Kukës, Mësuese Elona Trota
Fusha: Gjuha dhe komunikimi
Lënda: Gjuhë shqipe
Rubrika: Njohuri gjuhësore
Tema mësimore: Parafjalët sipas strukturës morfologjike
Situata e të nxënit: Dallojnë parafjalët në tekste të ndryshme.
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi:
- Dallon parafjalët në tekstin e dhënë;
- Ndan parafjalët sipas rasave;
- Formon fjali me parafjalë të rasave të ndryshme;
Fjalët kyçe: Parafjalë emërore, gjinore, dhanore, kallëzore, rrjedhore, të parme
Lidhja e temës me njohuritë e mëparshme të nxënësit: Stuhi mendimi
Mesimin e nisim me kontrollin e detyrave te shtëpise, më pas drejtojmë pyetjet: Çfarë dini për parafjalët
Ndërtimi i njohurive të reja: Stuhi mendimi; pema e mendjes, vedosim në qendër të tabelës fjalën kyq dhe rreth saj veçoritë përkatëse. Tabela plotësohet në dërrasë nga një numër sa më i madh nxënësish të angazhuar gjatë orës mësimore. Ata ndajnë parafjalët sipas rasave dhe sipas formimit.
Prezantimi dhe demonstrimi i rezultateve të arritura: Punë e pavarur
Vendosim një tabak letre në tabelë dhe nxënësit nënvizojnë parafjalët në teksin që ndodhin në të.
Më pas punohen ushtrimet e dhëna në tekst.
Ushtrimi nr,1
Ushtrimi nr.2
Ushtrimi nr.3
Ushtrimi nr.4
Vlerësimi: Vlerësohen nxënësit për përdorimin drejt të parafjalëve në fjali duke e dalluar nga pjesë të tjera të ligjaratës etj.
Detyrë shtëpie : Ushtrimi nr.5. Shkruani një tekst të shkurtër, ku të përdorni të gjitha llojet e parafjalëve sipas rasave dhe ndërtimit të tyre: të thjeshta, të përngjitura dhe shprehje parafjalore.
(Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Rregullorja e shkollës
Gjeografi, teste përmbledhëse për periudhën e parë për klasën VI, VIII, X, XII