Orë e hapur, kimi VIII
Ditari për orën e mësimit me temë “Valenca” pjesë e programit mësimor të klasës së tetë në lëndën e kimisë është përgatitur nga mësuesja e kësaj lëndë në shkollën 9-vjeçare “Xhemal Plaka”, Gostimë, Elida Bala.
Fusha: Shkenca natyrore
Lënda: Kimi
Klasa: VIII
Tema mësimore: Valenca
Situata e të nxënit: Pse aftësitë ndërvepruese tonat midis njëri‐tjetrit janë të ndryshme? Nga varen ato? Si mendoni ju?
Rezultatet e të nxënit të kompetencave të fushës sipas temës mësimore:
Nxënësi:
• Përshkruan se çfarë është valenca, me fjalor te thjeshte.
• Përcakton valencën kur di formulën kimike.
• Përcakton formulat kur di valencën.
Fjalët kyçe: Valenca, Formulë kimike
Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare: Gjuhët dhe komunikimi; Shkenca shoqërore, Fizika.
Mjetet: Teksti i kimisë, Sistemi periodik, video-projektor, lapustila, letra të bardha.
Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve
Veprimet në situatë:
I) Parashikim Situata problemore
Mësuesi/ja Shtron pyetjen:
Pse aftësitë ndërvepruese midis njëri‐tjetrit janë të ndryshme?
Nga varen ato? Si mendoni ju? (Jemi të ndryshëm dhe kemi aftësi të ndryshme.)
Pse disa elemente lidhen me disa të tjerë dhe nuk mund të lidhen me të tjerë në vend të tyre?
Kush është faktori që kufizon këtë ndërveprim midis atomeve?
Trajtimi i situatës:
II) Ndërtimi i njohurive Veprimtari shpjegim i drejtuar
VALENCA është madhësi kimike që tregon sa i aftë është një element për t’u lidhur me një element tjetër. Ajo tregon lidhjet që formon një element me një element tjetër.
1. Elemente të ndryshme kanë valenca të ndryshme.
hidrogjeni(I) Oksigjeni (II)
2. Valenca e një elementi shprehet me numër dhe shkruhet mbi simbol me numra romakë.
I II III I
H O N H
3. Valencat e elementeve janë standard dhe të përcaktuara.
Cl (I,V,VII) O (II) Ca (I, II)
4. Numri i valencës varet nga numri i elektroneve të elementit në shtresën e jashtme, pra ka një lidhje midis valencës dhe pozicionit të elementeve në SISTEMIN PERIODIK.
K(I) , Zn(II) , Fe (III)
5. Valenca tregon numrin e lidhjeve të elementit
K2O
(K –O-K)
Mësuesi/ja:
Ushtrimi 1. Cili është roli i valencës në shkrimin e formulave kimike?
Janë dhënë valencat e elementeve, gjeni formulën?
I II III I
H O N H
IV I III II
C H Al O
Ushtrimi 2. Janë dhënë formulat kimike, gjeni valencën?
Na2S, K2O, AlCl 3 P2O5
Përmbyllja e situatës:
III) Përforcimi Empatia
Mësuesi/ja: Organizon kl. në grupe
1)• I kërkon nxënësve për të përforcuar njohuritë mbi valencën, shkruani sa më shumë fjali duke nisur me fjalët:
UNË JAM..valenca..!
-
-
-
-
-
Puna e pavarur:
2). Parashikoni valencat e elementeve në përbërjet e mëposhtme:
H2S, Na2O, K2S, ZnO
3). Cilat do të jenë formulat kimike të formuara nga atomet
Cl (VII) dhe O(II) Ca (II) dhe Cl (II) Fe (III) dhe Cl (I) : N (III) dhe H (I)
Vlerësimi
Nxënësit:
- Aktivizohen në orën e mësimit.
- Punojnë në grupe ose në mënyrë individuale.
- Argumentojnë për gjetjen e valencës.
- Kanë aftësinë për të konceptuar sa më qartë idetë mbi shkrimin e formulave kimike.
Detyra:
Ushtrimet sipas nivelit të arritjeve të nx: 2,3,4 fq 79
(Portali Shkollor)
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Rregullorja e shkollës
Gjeografi, teste përmbledhëse për periudhën e parë për klasën VI, VIII, X, XII