KUJDESI I MËSUESIT

O sikur ta kem kujdesin që ke ti, s`ke shanc të sillesh kështu

Arbri po shkon në klasë të katërt, i pëlqen të thotë shumë gjëra të bukura, mundohet të përshkruajë ndonjë detyrë që jep mësuesja, mund të shkruajë dhe poezi të vogla, vetëm kur ja kërkon mësuesja si detyrë, por pastaj i flak tutje...

Arbri po shkon në klasë të katërt, i pëlqen të thotë shumë gjëra të bukura, mundohet të përshkruajë ndonjë detyrë që jep mësuesja, mund të shkruajë dhe poezi të vogla, vetëm kur ja kërkon mësuesja si detyrë, por pastaj i flak tutje. Unë ja ruaj të gjitha dhe vizatimet e bukura i ka në një dosje. 


Kushërira e Arbërit që rri pothuajse në të njëjtën shtëpi me Arbërin, duke parë dhe lexuar poezi, filloi të shkruajë dhe vetë. Një ditë kur ishte në klasë të katërt, rastësisht i lexova detyrën e shtëpisë, në fletoren e gjuhës. Ajo kishte krijuar dy poezi shumë të bukura. Dy vargje të saj ishin “Degët thehen nëpër erë/ unë do të shfaqem për çdo herë". Atë fletore ajo do ta hidhte. Mësuesja kishte harruar t`ia merrte fletën dhe t`ia vendoste te këndi i klasës, apo i kishte lexuar në klasë apo jo s`e di fare. Notë aty s`kishte. Si çdo detyrë që kur janë shumë nxënës në klasë (rreth dyzet) mësuesja nuk ua pyet të gjithëve, as s`i del koha mjaftueshëm ose e kishte për detyrë le ta bëjë bukur, për atë punë ka ardhur në shkollë që të mësojë shumë dhe bukur. Ja mora fletoren dhe poezitë e saj ja shkruajta në kompjuter. Një ditë prej ditësh ja hodha te faqja e shkollës dy prej poezive, ajo u zemërua pak, por dhe te faqja e shkollës vura re se nuk kishte ndonjë koment, as ndonjë motivim, sepse s`ishte  “e njohur”, nëse mund ta përkthejmë shqip. E këshillova t`i kopjojë poezitë e saj dhe t`i shkruajë në një fletore shënimesh, nuk ishte shumë e rregullt si fletore. Por ajo dita-ditës ja jepte truri dhe krijonte poezi. Tani ajo është në klasë të gjashtë. Te shkolla as që bëhet fjalë që dikush ta inkurajojë, s`e di në e di mësuesja e saj e re e letërsisë apo jo. Them mësuesja e re sepse në klasë të katërt ishte mësuesja e Ciklit Fillor, dhe kur shkruajti kjo, ajo do ta linte, në klasë të pestë kishte një mësuese letërsie që i tregova se goca shkruan bukur ma motivo, ajo doli në penson. Tani në klasë të gjashtë ka një mësuese tjetër letërsie, në klasë të shtatë mbase del në pension, dhe i mbeti nxënësit/nxënëses pa ja njohur fare talentin. 


Nejse do të merrem vetë me të. Di vetëm që kur filloi klasa e gjashtë e porosita që të gjitha poezitë e saj t`i shkruajë bukur në një fletore ditar që ia fala enkas për të hedhur poezitë. Ajo i shkruajti aq bukur sa dhe vetë u habita, si me kompjuter, i shkruajti në njërën anë të fletës dhe anën tjetër i thashë ta linte  bosh, me qëllim që kur të rritet nëse i duhet një fletore më e madhe, t`i marrë këto fleta t`i presë bukur dhe t`i ngjitë te fletorja tjetër. Ajo ka mbi 15 poezi deri tani, ka dhe një faqe të saj  te kompjuteri im që e plotëson sa herë shkruan. Ajo ndjehet e motivuar, dhe e di se kur të arrijë të bëjë një libër, shtëpia botuese me vullnetarizëm dhe unë do t`ja bëjmë dhuratë librin për ditëlindjen e saj. Besoj se ajo do të ketë një libër të sajin në moshën katërmbëdhjetë-pesëmbëdhjetë vjeçare. 


Një ditë u zemërua me Arbërin, u zunë keq sa doli jashtë në ballkon, dhe po qante me zë, nuk po qante, por po “vajtonte”, po kujtonte të gjitha lojrat dhe shërbimet që i bënte Arbërit. Shpeshherë Arbëri është dembel në të lexur dhe të shkruar, por kushërirës së tij i jepja diçka për të lexuar me zë, qoftë dhe mësimet e Arbërit, sepse Arbri ishte me kurikulën e re, me këtë rast ata të dy mësonin diçka të re dhe të bukur, Arbri duke e dëgjur, sepse duart e tij ishin plot me lodra, ndërsa kjo duke e lexuar, pra një rrugë e dy punë, edhe po shkathësohet për vete, edhe po mëson Arbërin. Por Arbri nuk është se e vlerëson në këtë drejtim pasi nuk e kupton akoma se është i vogël. As ajo s`e kupton se unë po i nxis leximin asaj, duke i zhvilluar imagjinatën, por do ta kuptojë dhe vlerësojë kur të rritet, sepse fëmijët janë kompjuter, mbajnë mend çdo detaj, të mirë apo të keq. 


Ndër fjalët e saj që më bien ndër mend kur po qante me zë ishin: “Unë luaj me atë, e shoqëroj në shkollë, i fal lapsa se mi ka sjellë babi nga puna, dhe ai më fal shumë fleta formati se i blen babi i tij, i lexoj libra, i pyes dhe mësimet, e ndihmoi te detyrat e shtëpisë, sepse do të luaj dhe për vete, i fala dhe mprefsen, për mprefsen e lapsave më dha lekët dhe blemë çokollata, e shoqëroi te dyqani. Kot i bëj të gjitha këto, ai s`do t`ia dijë. Shih si sillet me mua. Unë jam vetëm në shtëpi, nuk e kam mamin, ajo është në punë, po jam gjithë ditën vetëm. Është orari i punës i papërshtatshëm. Shkon në punë nga ora katërmbëdhjetë dhe i bie të kthehet në orën nëntë të darkës. Imagjino dimrin kur bëhet natë që në orën katër ose pesë, kur kthehet nga puna ajo shpeshherë e gjen vajzën në gjumë dhe vajza e ndien shumë mungesën e saj në heshtje, jo si Arbri me mamin në shtëpi tërë kohën, s`i ka munguar kurrë mami atij, as babi. O sikur ta kem kujdesin që ke ti, s`ke shanc sillesh kështu. Ah sikur ta kem mamin në shtëpi dhe unë, nuk mund të luajë me mua kështu ai. 


Në atë moment nuk durova dot më ta dëgjoj dhe i them Arbërit shko kërkoji falje shpejt, kështu thotë vajza për mamin e vet. Arbri nuk pranoi menjëherë, por babi i tij i fali një njëmijë lekë dhe i tha shko bli ndonjë gjë që ju pëlqen. Arbri erdhi shpejt nga dyqani, i dha patatinat e saj të preferuara dhe u pajtuan pa i kërkar falje. 


Arbër gjithë ditën duke folur si nuk pushove njëherë. Vetëm babin ke frikë, kur vjen ai nga puna pushon. Babi do qetësi kur vjen se lodhet te puna. Çfarë bën mësuesja në klasë me ty? Në klasë nuk flas fare unë e mbaj gojën të mbyllur me zinxhir, dhe imiton me duar sikur po mbyll buzët me zinxhir. A më ke thënë se jemi shumë dhe mos flit, se e mërzit mësuesen. Po rri dhe në shtëpi urtë si në shkollë. Epo s`jam me të meta mendore të rri gjithë ditën pa folur.


Edhe në gjumë ti Arbër flet. Po, e filloj fjalinë në gjumë dhe e përfundoj kur zgjohem nga gjumi, ha… ha. Yll bote je, flit sa të duash dhe kërko llogari gjithmonë, që kur të flasësh ti të tjerët jo vetëm të dëgjojnë, por dhe të shikojnë në sy, siç i dëgjon dhe ti. Sepse ti asnjëherë nuk flet pa të parë në sy, sepse s`do që biseda jote të shkojë kot. 


O sa mirë, sapo plotësova një dokument aplikimi, për gocën një shtëpi botuese erdhi te shkolla dhe solli disa formularë, për fëmijët ekselentë dhe ata që kanë një talent. Në fakt ky dokument duhet më shumë për ata që janë talent, se eskelentat dhe senatorët janë fëmijët e mësuesve më shumë. Është shpejt ta dallosh së është “ekselent” në cikël të ulët apo nëntë-vjeçare, nejse. Hapëm adresë emaili dhe postuam dhe dy poezi, pasi te formulari shkruhej se do të botohen falas. Ja dhe një mënyrë motivimi apo shtysë që nxënësit, t`i përkushtohen më shumë leximit. 


(Drita Topjana, Mars 2019)

1,768 Lexime
5 vjet më parë