Nxënësit me rezultate të shkëlqyera, mësuesja tregon sekretin: Ku ka zhurmë, punohet
Adelina Kraja është mësuese e arsimit fillor, e cila prej vitesh ndjek një metodë ndryshe të mësimdhënies. Kjo gjë ka ndikuar në rezultate më të mira të nxënësve të saj. ja ses i e menaxhon ajo klasën dhe mësimdhënien.
Nëse je një nxënës i mësuese Adelinës nuk ka se si të mos keni zhvilluar orët e mësimit në grup.
Adelina Kraja është mësuese e arsimit fillor, e cila prej vitesh ndjek një metodë ndryshe të mësimdhënies. Kjo gjë ka ndikuar në rezultate më të mira të nxënësve të saj.
Prej 28 vitesh pjesë e arsimit, Adelina Kraja, ka vendosur t’u përshtatet ajo të vegjëlve të saj. Një punë e cila ka dhënë frytet e saj, nota të shkëlqyera nga nxënësit e klasës kujdestare.
“Unë kam vite që aplikoj këtë metodë, punë në grup dhe më ka rezultuar shumë efikase. Bankat i kam vendosur me nga katër nxënës të shpërndara në të gjithë klasën, jo rresht. Nxënësit bashkëveprojnë me njëri-tjetrin, shkëmbejnë mendime dhe ide. Kjo metodë nxit kreativitetin, nxit të menduar logjik”, ka deklaruar mësuesja për një media.
Mësuese Adelina çdo orë mësimi e ka të organizuar ndryshe. Për të e rëndësishme është që fëmijët të vijnë në shkollë me qejf dhe ora e mësimit të mos jetë e mërzitshme.
“Ideja më lindi duke u përshtatur më risitë e reja, duke parë që nxënësit kishin shumë nevojë të bashkëpunonin me njëri-tjetrin. Çdo grup ka një lider që caktohet nga anëtarët e grupit, i cili ndan detyrat dhe përgjegjësitë”, thotë mësuesja.
Për nxënësit, kjo metodë e mësueses së tyre, i jep më shumë siguri dhe më pak ndrojtje për të dhënë një përgjigje, qoftë e saktë apo e gabuar.
“Kjo banka është katërshe dhe ne ndihmojnë njëri tjetrin. Tek një shoqe tjetër unë mund të shkoj nuk është problem”, deklaroi Altea Gjoka nxënëse në këtë shkollë.
“Më ndihmon me detyrat dhe duke ndarë gjërat me të tjerët, mua më duhet sikur jam me shokët, duke mësuar, duke punuar, janë të gjitha gjërat”, deklaroi Amar Flamuraj, nxënës i klasës së katërt.
Një klasë e tillë mund të duket e paorganizuar dhe e zhurmshme, por siç mësuese Adelina thotë, “aty ku ka zhumë, punohet”.
Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Përdorimi i teknologjisë, ndikimi në edukimin e fëmijëve, në dinamikën e marrëdhënieve me prindërit dhe në cilësinë e lidhjeve familjare
Fëmijët dhe lojërat në natyrë/ Çfarë duhet të bëjmë që ata të pëlqejë natyrën dhe mjedisin jashtë?