Nxënësi me autizëm ngel në të gjitha lëndët, mësuesja çudit gjithë botën me letrën që i dërgon!
Kjo padyshim mund të jetë letra më prekëse e shkruar ndonjëherë nga një mësuese për nxënësin e saj me aftësi ndryshe. Edhe pse ky i fundit nuk ka mundur të kalojë dot klasën, fjalët që mësuesja ja dedikon janë sa të vërteta aq edhe inkurajuese.
Kjo është një histori e cila ka ndodhur në Amerikë. Nëna e një 11-vjeçari me autizëm ka marrë një letër tepër të veçantë e cila e ka bërë atë të përlotet. Mësuesja, Jane Grecic, pasi kishte marrë vesh se djali i saj me emrin Ben, nuk e kishte kaluar klasën për shkak të mos marrjes së disa provimeve, ajo i shkroi këtë letër:
“I dashur Ben,
Po të shkruaj për të përgëzuar për sjelljen dhe suksesin tënd në përfundimin e nivelit kyç të provimeve SAT. Mësuesit Gil, Lynn, Angela, Steph, dhe Anne kanë punuar shume mirë me ty këtë vit dhe ti ke bërë një progres shume befasues.
I kam shkruar prindërve të tu dhe ty për t’ju treguar rezultatet e provimeve.
Unë dua që t’i të kuptosh se këto provime matin vetëm pak nga ty apo aftësitë e tua. Ato janë shumë të rëndësishme dhe ti ke arritur shumë, por ti Ben Twist ka aq shumë talente sa që ne të Lansbury Bridge i shohim dhe i matim në një mënyrë tjetër.
Këto talente përfshijnë:
Talentet e tua artistike. Aftësinë tënde për të punuar në skuadër; pavarësinë tënde që rritet, mirësjelljen tënde, aftësinë për të shprehur opinionin tënd; aftësitë e tua në sport, aftësinë tënde për të bërë miq, aftësinë tënde për të diskutuar dhe vlerësuar progresin tënd, talentet e tua në dizenjim dhe krijim, aftësitë e tua në muzikë.
Ne jemi shumë të kënaqur që të gjithë këto talente dhe aftësi të ndryshme të kanë bërë ty ky person i veçantë që je sot dhe këto janë pikërisht ato gjëra që ne i masim për tu siguruar se ti je gjithmonë duke bërë progres e vazhdon të bëhesh një djalosh i dashur e i zgjuar.
Të lumtë Ben, ne jemi shumë krenarë për ty.
Urimet më të mira”
(Përshtati: Kaltra Tafani, Portali Shkollor)
Rëndësia e librave në jetën tonë
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
10 filma që duhet të shohë çdo adoleshent