REZULTATET

Nxënës, bëni këto përpjekje për të rritur rezultatet tuaja

Mbase prindërit dhe mësuesit të kanë folur vazhdimisht që të përpiqesh pak më shumë në një lëndë. Nganjëherë të duket se s’ke për ta arritur kurrë atë që pritet prej teje. Si t’ia bësh? Cilat janë mënyrat që t’ia dalësh?

Mbase prindërit dhe mësuesit të kanë folur vazhdimisht që të përpiqesh pak më shumë në atë lëndë. Nëse po, nuk e kanë bërë që të të nxijnë jetën. Ata duan vetëm që ti të japësh sa ke mundësi. Nganjëherë të duket se s’ke për ta arritur kurrë atë që pritet prej teje. Si t’ia bësh? Cilat janë mënyrat që t’ia dalësh?


1. Përqendrohu te dobitë e dijes. 

Vështirë të duash të përmirësohesh në mësime nëse mendon që nuk ia vlen të mësosh. Prandaj, mundohu të shohësh të mirat që do të kesh nga shkolla. Dijet në fusha të ndryshme do të të ndihmojnë të kuptosh më mirë botën që të rrethon. Ato të ndihmojnë ‘të bëhesh çdo gjë për njerëz të çdo lloji’ dhe të aftësojnë të flasësh me njerëz me formime të ndryshme. Falë dijeve në fusha të ndryshme, do të përmirësosh aftësinë për të menduar, një cilësi që nuk i ikën vlera kurrë.


2. Ji optimist për aftësitë e tua.

Shkolla mund të zbulojë talentet e tua të fshehura. Në shkollë mund të zbulosh e të zhvillosh prirje që as që mendoje se i kishe.


3. Fito zakone të mira studimi. 

Nuk ka rezultate të mira në mësime pa derdhur mund. Herët a vonë, duhet t’i hysh studimit. Është e vërtetë se fjala në vetvete ndoshta s’tingëllon këndshëm. Megjithatë, studimi është i dobishëm.  Për të fituar zakone të mira studimi, duhet të organizosh kohën. Mos harro se, për aq kohë sa je në shkollë, mësimet janë kryesorja. 



(P. Shtini; Portali Shkollor) 

3,081 Lexime
5 vjet më parë