Gjeniu

Njihuni me Adhara Sánchez, 11-vjeçaren me autizëm e cila ka dal me koeficient zgjuarsie më të lartë se Einstein dhe Hawking

Dikur bullizohej si e “çuditshme”, ndërsa tani e shohin të renditur si një gjeni me koificentin e IQ 162, më e lartë kjo e dhënë se sa ajo e Stephen Hawking dhe Albert Einstein. Adhara Pérez Sánchez përfundoi shkollën e mesme në moshën 6 vjeç, shkollën e lartë në moshën 8 vjeç, ndërsa tani synon NASA-n.

Kur ishte 9-vjeç vajza meksikane e quajtur Adhara Pérez Sánchez ngacmohej nga shokët e klasës për autizmin e saj dhe etiketohej si "e çuditshme".


Por pavarësisht kësaj, Adhara po bën mjaft emër në hapësirën akademike pasi ka arritur një rezultat mbresëlënës të IQ prej 162 (më i lartë se Albert Einstein dhe Stephen Hawking).


Tashmë 11-vjeçare, ajo ka mbaruar shkollën e mesme dhe aktualisht po punon drejt diplomave në inxhinieri sistemesh dhe matematikë.

Pérez aspiron të bëhet një astronaute një ditë dhe të udhëtojë në Mars.



Kaltra Tafan

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

814 Lexime
1 vit më parë