Një udhëtim mes ushqimit!
Çfarë ha një familje japoneze? Sa harxhon ajo për t’u ushqyer? Po në Butan, a hanë të njëjtat ushqime si ne?
Çfarë ha një familje japoneze? Sa harxhon ajo për t’u ushqyer? Po në Butan, a hanë të njëjtat ushqime si ne?
Le ta zbulojmë botën nëpërmjet ushqimit.
Butani. Një familje në këtë vend harxhon mesatarisht në javë 5 dollarë për t’u ushqyer. Ushqimet e preferuara të popullit të këtij vendi janë kërpudhat, djathi dhe mishi i derrit.
Thuhet se ne jemi ajo çfarë hamë! Madje ne mendojmë se ushqimet që konsumojmë çdo javë, preferohen nga e gjithë bota. Por, a është kështu vërtet.
Vende të ndryshme dhe kultura të ndryshme ushqimore
Peter Menzel dhe Faith D’Aluision kanë bërë një album fotografik me temë “What the world eats” (Çfarë ha bota”). Dy fotografët kanë bërë një xhiro rreth botës dhe kanë fotografuar shumë familje me produktet që ato blejnë për t’u ushqyer. Në botë ka nga ata që vdesin për patatina dhe harxhojnë shumë para për to; ka edhe nga ata që kanë pasion për brumërat, por edhe njerëz që mezi blejnë një kg miell. Ka njerëz që pëlqejnë më shumë peshkun, siç ka edhe nga ata që makaronat i kanë ushqimin e tyre të preferuar. Me pak fjalë, këto foto na bëjnë të udhëtojmë nëpër kultura të ndryshme ushqimore.
Itali. Një familje italiane shpenzon afërsisht në javë 185 euro për ushqime. Ndër ushqimet e preferuara të tyre janë: peshku, makaronat, salsiçet dhe merluci i skuqur. Nuk është interesante vetëm fakti për të njohur mënyrën e të ushqyerit të kulturave të ndryshme, por edhe cilësia e ushqimit. Mund të vëmë re ndryshimet në mënyrën e ushqimit mes një familjeje italiane nga një familje afrikane apo aziatike. Shpeshherë këtë ndryshim e bëjnë edhe shuma që harxhojnë për t’u ushqyer. Shihet se sa më shumë drejt Perëndimit të shkosh, pra duke kaluar nga Europa në Amerikë dhe deri në Japoni, shuma e parave që harxhohet për t’u ushqyer është gjithmonë e më e madhe, ndërsa numri i pjesëtarëve në familje është më i vogël. Nuk ka rëndësi në ka shumë apo pak ushqim... ajo që i bashkon të gjitha familjet në foto është fakti që ato janë shumë të bashkuara.
Japoni. Shuma që harxhon një familje në javë është 317 dollarë. Ushqimi i preferuar i japonezëve është: sashimi, frutat, tortat dhe... patatet e skuqura!
Ciad. Një familje në javë në këtë vend shpenzon 1.23 dollarë... Po, po, e lexuat mirë: 1 dollar e 23 centë. Ushqimi i preferuar i tyre është supa me mish të freskët deleje, që fatkeqësisht, nuk mund ta hanë çdo javë.
SHBA. Një familje amerikane harxhon 345 dollarë në javë. Ushqimet e preferuara të tyre janë: makaronat, patatet, pula dhe picaaaat.
Egjipt. Shuma e harxhuar çdo javë për ushqimin nga egjiptianët është 58 dollarë. Ushqimi i preferuar i tyre është mishi i deles.
Ekuador. Një familje në Ekuador harxhon afërsisht 32 dollarë në javë. Ushqimi i preferuar i tyre është supa me lakër.
Ushqimi nuk ndryshon vetëm nga vendi në vend, por sidomos nga sasia dhe cilësia e tij.
A nuk është një padrejtësi kjo?
Biskota, ëmbëlsira më e dashur e Krishtlindjes
Majlti i maresë, si prodhohet dhe cilat janë vetitë kurative
Sherebela për shërimin e shumë sëmundjeve