Një tetë vjeçar paguan drekën për të gjithë bashkëmoshatarët e tij, duke shitur byzylykë të bërë vetë
Ju me siguri keni dëgjuar për të famshëm, të cilët dhurojnë para, duke iu paguar vaktin e drekës nxënësve. Por Keoni Ching, është veçse një djalë 8-vjeçar, i cili ka ndihmuar bashkëmoshatarët e tij, duke bërë vetë byzylykë dhe duke i shitur.
Ju me siguri keni dëgjuar për të famshëm, apo për kompani multimilionere, të cilët dhurojnë para, duke iu paguar vaktin e drekës nxënësve. Por Keoni Ching, nga Vankuveri, Washington, është veçse një djalë 8-vjeçar, i cili dëshironte të ndihmonte bashkëmoshatarët e tij, duke bërë vetë byzylykë dhe duke i shitur.
Duke shitur nga 5 dollarë, byzylykë të bërë vetë, Keoni, shkoi në shifrën e 4,015$, duke bërë pagesën e drekës për të gjithë nxënësit e shkollës së tij, si dhe për gjashtë nxënës të një shkolle tjetër.
Gjithçka lindi sepse Keoni dëshironte të bënte diçka të veçantë për ato familje të cilat kishin vështirësi ekonomike dhe kishin ndërkohë fëmijë në shkollë. Me mbështetjen e mamsë së tij, April dhe babait, Barry, Keoni mendoi rreth aktiviteteve që do të reflektonin mirësi. Keoni ishte frymëzuar nga lojtari Richard Sherman, i San Fransiskos.
Njerëzit e pritën mjaft mirë këtë nismë, duke bërë porosi nga Alaska, Arizona, Minesota. Nëna e Keonit u shpreh se një herë një grua porositi 20 të tillë, në mënyrë që t'ia dhuronte më të dashurve. Kishte edhe nga ata që vetëm duke e vlerësuar si projekt i jepnin Keonit shumë më tepër të holla. Kjo do të thotë që ata e mbështetën nismën e tij. Me ndihëmn e prindërve dhe të gjyshërve, Keoni ia doli të shiste më shumë se 300 të tillë. Dreka në shkollë shkon rreth 2$.
Pagesat për drekën po kthehen në një problem në USA. Në vitin 2017-2018, raportohet se 75% e shkollave nuk e kanë paguar vaktin e nxënësve, kjo sepse prindërit nuk i kanë paguar ato. Historitë e fëmijëve të cilët ndihen të turpëruar sepse nuk i është paguar dreka, është në rritje. Keoni nuk di shumë për politikat, por gjëja që ai di me siguri është:
'Të ndihmosh të tjerët është e rëndësishme, sepse e bën botën një vend më të mirë'.
(Përktheu Parajsa Shtini; Portali Shkollor)
Rëndësia e librave në jetën tonë
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
10 filma që duhet të shohë çdo adoleshent