Një orë model në kuadrin e orëve të hapura për mbrojtjen e shkallës I të kualifikimit “Mësues mjeshtër”
Kjo është një orë model e zhvilluar nga drejtoresha e shkollës “Adem Haxhija” Boks, Edlira Alijaj në kuadrin e orëve të hapura për mbrojtjen e shkallës I të kualifikimit “Mësues mjeshtër”.
Kjo është një orë model e zhvilluar nga drejtorja e shkollës “Adem Haxhija” Boks, Edlira Alijaj në kuadrin e orëve të hapura për mbrojtjen e shkallës I të kualifikimit “Mësues mjeshtër”. Gjatë orës mësimore spikatën: kreativiteti, profesionalizmi në komunikim, mjedisi mësimor, metodat e mësimdhënies, gjithëpërfshirja etj.
Mësuesja paraqitet aktore e rëndësishme në procesin e mësimit, ajo nxit nxënësit që të diskutojnë, të imagjinojnë, të lexojnë dhe analizojnë veprat e lexuara. Në këtë orë mësimore spikat lidhja me fusha të tjera si: arte, gjuhë e huaj, histori,TIK etj.
Mjedisi i mësimit paraqitet ideal, sepse u jep nxënësve mundësinë për të zbuluar letërsinë dhe shqyrtimin e situatave të reja të ngritura. Tablo të ndryshme për Balzakun janë përgatitur nga nxënësit e klasës.
Mësuesja përdor metoda të ndryshme që nuk i lejojnë nxënësit të ndiejnë minutat e orës. Ajo përmes artit të komunikuarit, të kuptuarit të stilit të nxënit të çdo nxënësi, dëgjimit aktiv arrin të menaxhojë dhe të krijojë një marrëdhënie pozitive, një klimë të ngrohtë, mbështetëse e cila nxit nxënësit për një sjellje sa më pozitive si dhe ju ofron një nxitje sa më frytdhënëse në aspektin e dijes. Profesionalizmi i saj në komunikim, sjell një vetëdije që lidhet me interesat dhe nevojat e nxënësve. Mësuesja arrin të transmetojë te nxënësit mjaft mirë format e komunikimit si: të menduarit kritik, komunikimit verbal dhe joverbal, të dëgjuarit dhe të parashtruarit të pyetjeve në mënyrë korrekte.
Për të ruajtur interesimin e nxënësve drejt mësimit të letërsisë dhe për të rritur aftësinë e tyre të perceptimit kritik dhe estetik, ajo jep mundësinë e praktikës, me diskutime, pyetje dhe duke mbrojtur mendimet e tyre të diskutueshme ndaj mendimeve të ndryshme në klasë. Arsyeja kryesore për të bërë këtë është që të ruajnë motivimin dhe interesin e nxënësve.
Materialet dhe burimet digjitale plotësojnë dhe pasurojnë lëndën, si edhe aktivitetet që mësuesja bën gjatë orës së mësimit. Ora mësimore zhvillohet në mjediset e TIK-ut, nxënësit punojnë në grupe me laptopë të veçantë, duke përdorur platforma të ndryshme, tabela interaktive ndihmon në marrjen e njohurive dhe pasqyrimin e tyre në tabelë.
Vlerësimi që bën mësuesja mbështet dhe lehtëson procesin e të nxënit. Ajo përdor teknika të ndryshme vlerësimi. Nxënësit përfshihen në vendimmarrje në lidhje me vlerësimin e tyre. Ato kontribuojnë për progresin e tyre në të nxënë. Procesi i vlerësimit dhe i njohjes së arritjes ndihmon nxënësit të kuptojnë dhe të zhvillojnë më tej aftësitë dhe cilësitë që zhvillojnë përmes të nxënit. Nxënësit rishikojnë të nxënit e tyre përmes vetëvlerësimit, bashkëpunojnë në vlerësimin e shokëve të tyre dhe përmirësojnë vlerësimin.
Një falënderim i veçantë për mësuese Edlirën, nxënësit e klasës së XI -C, për Ekipin Lëndor “ Gjuhë dhe komunikim” për orën e realizuar, për anëtarët e komisionit të vlerësimit, nga ZVAP Shkodër znj. Elira Smakaj, rrjetin profesional dhe anëtarët e tij e po ashtu edhe përfaqësuesin e këshillit të prindërve.
Përgatiti Kaltra Tafani
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Teste përmbledhëse për të tria periudhat në të gjitha lëndët, klasa IV
Teste përmbledhëse për klasën e parë, tremujori i parë
Testime dhe detyra përmbledhëse për Arsimin Fillor, viti shkollor 2023-2024