SONDAZHI

Një në pesë mësues nuk janë dakord të kthehen në shkollë në vjeshtë, ja të dhënat e sondazhit

Në një prej sondazheve të fundit, të kryer në Amerikë, rezulton se një në pesë mësues refuzojnë të kthehen në shkollë në vjeshtë. Ata mendojnë se duke u kthyer, do të shndërrohen në policë, për t’u kujdesur për distancimin fizik të fëmijëve.

Jo vetëm nxënësit dhe prindërit kanë frikë për rikthimin në shkolla në vjeshtë, por edhe vetë mësuesit. Sipas një studimi të fundit, në SHBA, rezulton se një në pesë mësues nuk ishin dakord që shkollat të rihapeshin në vjeshtë, por janë dakord që mësimi të vijojë virtualisht. Nëntë në dhjetë mësues mendojnë se distancimi fizik, në rast se shkolla hapet është i pamundur. Por lind pyetja, a janë mësuesit mjaftueshëm të trajnuar për të vijuar mësimin on-line? Po nxënësit a i kanë të gjithë kushtet? 


Kur vjen puna të prindërit ka një sërë reagimesh. Shumë syresh nuk ndihen rehat nëse shkollat rihapen, pasi nuk ndjehen të sigurtë. Aq më tepër që një vaksinë ende nuk është zbuluar. Një pjesë tjetër ankohen me justifikimin se fëmijët nuk mësojnë sa duhet në shtëpi. Mësuesit gjithashtu kanë reaguar mbi studimin dhe dilemën e hapjes së shkollave. 


Aspekti financiar

Mësuesia për shumë familje është burim jetese. Disa mësues janë shumë të sigurt për rikthimin në shkollë, madje duke ndërmarrë edhe rrezikun shëndetësor. Një mësuese e fillores që e ka shpërngulur të gjitë punën e saj me klasën e dytë në një kuadrat ekrani të kompjuterit e kosideron super stres. Ajo patjetër që do të kthehet në punë, për të paguar faturat dhe detyrimet ditore. 


Dilemat

Të tjerë nuk e mendojnë kaq shumë planin financiar, por mendojnë si mund të jetë një vit i tërë në mësimdhënie on-line. Ne shikojmë fëmijët që ushqehen në një ambient, qëndrojnë gjithë ditën në klasë dhe kjo nuk ofron siguri. Pra nga njëra anë duam që ata të jenë të shëndetshëm dhe nga ana tjetër duam një edukim cilësor. 


Ndjenja e përgjegjësisë

Një prind shprehet “Si një taksapagues dhe si një prind jam i pakënaqur me mësimin on-line dhe më e mira është që fëmijët tanë të kthehen në shkolla”. Ndërkohë që H.M, mësuese shkencash është shumë e shqetësuar për këtë rikthim, për shëndetin e saj, të familjarëve të saj dhe të nxënësve. Ao shqetësohet kryesisht për fëmijë që jetojnë në kushte jo të favorshmë, apo janë shëndetligë. 

Sipas saj, të mbash për një kohë të gjatë mësues dhe nxënës në të njejtin ambient është papërgjegjshëmri. Është e vërtetë që mësimi në internet nuk është ideal, por mund të shpëtojë jetë. Fëmijët janë mjaft elastikë dhe dinë si të ambientohen. 


Rregulla të reja… Rreziqe të reja

Klasa të bollshme, banga të vendosura larg njëra tjetrëës, maska pafund, doreza gjithashtu. A janë shkollat tona të përgatitura për këtë? Mësuesit janë të shqetësuar për veten e tyre, për familjarët e tyre. Po sikur të jenë mbartës dhe t’ua transmetojnë famijarëve të tyre? A është siguria prioriteti i administratës. Si do të vijë në ndihmë kësaj situate bashkia. Shumë pyetje e dilema ngrihen kur vjen puna tek kjo çështje. 


Edhe nëse ndodh rikthimi, vëmendja nuk do të jetë te mësimi

Nëse shkollat happen, vëmendja nuk do jetë më tek mësimdhënia, por mësuesi do të marrë rolin e policit. Do vërejë nëse nxënësit janë apo jo ngjitur me njëri tjetrin, do shikojë nëse po preken. Në vend që të edukojë, do vëzhgojë çdo lëvizje të tyre. A jemi të sigurt që në shkolla po modelohen sjellje të duhura? 

Këto mendime ndryshojnë nga dita në ditë. Herë entuziazmohemi kur vërejmë se COVIDI nuk po na kanasohet, e herë ndodh e kundërta. Gjithçka mbetet për t’u parë. 



Burimi: https://www.weareteachers.com/teachers-afraid-to-go-back/?fbclid=IwAR3OnNdsCpkmjL_5KvLJYqiwC7F-KXRoEI-pbnexxlvgl-2zc0zwIJ9XLyk

Përktheu: Parajsa Shtini

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

4,923 Lexime
4 vjet më parë