Një ditë, një mësues shkroi në dërrasën e zezë...
Mësimi i jetës që një mësues i dha nxënësve të tij, përmes një shembulli shumë të thjeshtë. Ja se çfarë shkroi ai.
Një ditë, një mësues shkroi në dërrasën e zezë:
9 x 1 = 7
9 x 2 = 18
9 x 3 = 27
9 x 4 = 36
9 x 5 = 45
9 x 6 = 54
9 x 7 = 63
9 x 8 = 72
9 x 9 = 81
9 x 10 = 90
Pasi e shkroi, tabelën e shumëzimit të numrit 9, u kthye nga klasa dhe vuri re se të gjithë nxënësit po qeshnin, për gabimin që kishte bërë në veprimin e parë.
Mësuesi, iu drejtua nxënësve dhe tha:
"E shkrova veprimin e parë gabim, qëllimisht, sepse doja që ju të mësonit diçka të rëndësishme. E bëra vetëm për t'ju treguar se si do t'ju trajtojë bota atje jashtë, kur të dilni në jetë. A e vutë re, se unë shkrova nëntë veprime të sakta, por askush nuk më tha se isha i zoti? Të gjithë qeshët dhe më kritikuat për një gabim të vetëm. Ky pra, është mësimi i sotëm: Askush nuk do ju vlerësojë për gjithë gjërat e mira që do të bëni, por do t'ju kritikojnë gjithmonë për një gabim të vetëm që do të bëni..."
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Rëndësia e librave në jetën tonë
10 filma që duhet të shohë çdo adoleshent
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"