KONTRACEPTIVËT DHE SHTATZËNIA

Nëse marr pilulën për shumë kohë...

Studimet e kryera për këtë çështje kanë treguar se në momentin që ndalon marrjen e pilulës rigjenerohet pjelloria, që do të thotë se, nëse kryhen marrëdhënie seksuale në periudha të caktuara të muajit, mund të arrish një shtatzëni ...

Nëse marr pilulën për shumë kohë, a do të kem probleme kur të dua të mbetem shtatzënë?


Jo. Studimet e kryera për këtë çështje kanë treguar se në momentin që ndalon marrjen e pilulës rigjenerohet pjelloria, që do të thotë se, nëse kryhen marrëdhënie seksuale në periudha të caktuara të muajit, mund të arrish një shtatzëni me të njëjtin probabilitet që do të kishe nëse nuk do ta kishe marrë asnjëherë pilulën. 


Shtatzënia mund të ndodhë edhe në muajin e parë pas lënies së trajtimit kontraceptiv të pilulës, sepse, siç thamë, nuk e dëmton aftësinë për të riprodhuar. Kështu që, nëse qëllimi yt nuk është t mbetesh shtatzënë, duhet të shtosh masat mbrojtëse.


Që kur ka filluar të tregtohet, ka pasur një sërë idesh të gabuara në lidhje me efektet dytësore të pilulës. Shumë prej tyre kishin një bazë të vërtetë, sepse lidheshin me numrin e madh të përbërësve hormonalë të pranishëm në formulat e mëparshme.


Pa dyshim që studimet më të fundit kanë treguar se pilula aktuale nuk sjell shtim në peshë, përveçse disa grave, të cilat janë të prirura të mbajnë lëngjet e trupit. Më poshtë do të tregojmë disa të vërteta dhe disa ide të gabuara që ekzistojnë në lidhje me përdorimin e pilulës dhe me shtatzëninë.


E vërtetë 

Nëse kë përdorur pilula dhe e ke ndërprerë marrjen e saj, rekomandohet që të presësh te ose katër muaj, që të provosh të mbetesh shtatzënë. Kjo është e këshillueshme për të shmangur shtatzëni shumëfishe. 


E gabuar

  1. Në rast se je shtatzënë, fakti që ke përdorur më parë dhe për një periudhë të gjatë kohe pilulën, mund të shkaktojë keqformime të fetusit.
  2. Gjatë javës së pushimit, (në disa raste tri javë) të marrjes së pilulës, mund të ndodhë një shtatzëni.

( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )

2,003 Lexime
7 vjet më parë