Në moshën 13-vjeçare, 7 në 10 adoleshentë i largohen sportit
Nuk është projektuar të jetë argëtues, kultura jonë nuk mbështet kënaqësinë sportive të adoleshentëve, është një nxitje që fëmijët të arrijnë nivelin më të lartë, të qenët konkurrues ka një kosto, çështje moshe etj.
Të pasionuar pasnjë aktiviteti sportiv, fëmijët në moshë të vogël duket se e kanë gjetur atë që duan të bëjnë në jetë, derisa arrijnë moshën 13-vjeçare, pikë ku 7 nga 10 adoleshentë i largohen “ëndrrës” së jetës
Sipas një sondazhi nga Aleanca Amerikane për Sportet e të Rinjve, rreth 70 për qind e fëmijëve në Shtetet e Bashkuara ndalojnë së luajturi sporte të organizuara në moshën 13-vjeçare, sepse “nuk është më argëtuese”.
Sportet ofrojnë gjithçka, nga aktiviteti fizik te përjetimi i suksesit dhe marrja e vetes nga dështimi deri te përllogaritja e rreziqeve dhe përballimi i pasojave të punës, si një skuadër dhe largimi nga ekranet elektronike të gjithëpërhapura. Adoleshentët kanë nevojë për sportet tani më shumë se kurrë.
Këtu janë disa nga arsyet përse mund të bëhet sporti më pak argëtues për fëmijët dhe përse ata largohen herët prej tij.
Në moshën 13-vjeçare fëmijët e shohin veten më të ngarkuar me shkollën. Shumica prej tyre fillojnë të ndjekin interesat kryesore për ta në fusha ku shkëlqejnë.
Psikologët përshkruajnë se me afrimin e moshës 14-15-vjeçare fëmijët zhvillojnë përqendrimin te vetja, duke luftuar brenda vetes me pritshmëritë e larta dhe mungesën e vetëbesimit. Fëmijët gjithashtu ndikohen shumë nga shoqëria dhe përqendrohen te mënyrat e tjera të kalimit të kohës.
Nëse duam që t’iangazhojmë më shumë adoleshentët që të qëndrojnë në sporte për kënaqësinë e lojës në grup, aktivitetin fizik dhe shpërblimin emocional, duhet të riorganizojmë mënyrën se si ua paraqesim atyre këto lloj sportesh, duke ndryshuar kulturën e shpërblimit vetëm të disave.
Nuk është projektuar të jetë argëtues, kultura jonë nuk mbështet kënaqësinë sportive të adoleshentëve, është një nxitje që fëmijët të arrijnë nivelin më të lartë, të qenët konkurrues ka një kosto, çështje moshe etj.
(Portali Shkollor)
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Rëndësia e librave në jetën tonë
Letra e mësueses Aida Haxhiu drejtuar prindërve të nxënësve të klasës së saj kujdestari, për vitin e ri shkollor 2024-2025