KUSHTET E REJA TË MËSIMDHËNIES

Në cilat raste mësimdhënia në distancë është më e mirë?

Kushtet e reja të mësimdhënies kanë nxjerrë në pah të gjitha të metat. Janë evidentuar ata që kujdesen dhe ata që nuk kujdesen për nxënësit.

Kushtet e reja të mësimdhënies kanë nxjerrë në pah të gjitha të metat. Janë evidentuar ata që kujdesen dhe ata që nuk kujdesen për nxënësit. Ata që punojnë dhe ata që nuk punojnë. Ata që dinë të vlerësojnë dhe ata që nuk dinë të vlerësojnë. Ata që dinë të flasin me nxënësit dhe ata që nuk dinë të krijojnë marrëdhënie cilësore, të inkurajojnë apo të japin drejt njohuritë akademike. 



A mund të bëjnë fëmijët dhe të rinjtë pa shkollë?


Përgjigja është: JO. Vështirë se munden. Njeriu ka nevojë biologjike dhe psikologjike të lëvizë dhe të futet ne ndërveprim me njerëz të tjerë. Asnjë ekran në botë, nuk e zëvendëson dot nevojën për bashkëpunim. Por, kjo periudhë, na i shpalosi të gjitha të metat dhe hiletë. Mjafton të ndiqni një orë me fëmijën tuaj dhe kuptoni rreth aftësive të mësuesit.




Ja si shprehen disa nxënës


“Në shkollën time, ka nxënës që nuk e respektojnë mësuesin, prishin orën e mësimit, shtyjnë apo godasin të tjerët. Ndaj, për shkolla problematike, a është më mirë mësimi në distance?” 

 

“Mësimi në distancë më lejon të kontrolloj atë që mësoj si dhe vetë aktin e të mësuarit. Mund të marr më shumë kohë për t'u përqëndruar në atë lëndë që kërkon më shumë investim. Mund të bashkëpunoj me nxënës të tjerë, madje edhe më shumë efektivisht”.


“Më pëlqen kur miqtë dhe të njohurit e mi ndajnë pikëpamjet e tyre duke forcuar kështu punën tonë. Ne vendosim sfida për njëri-tjetrin, duke pasuruar përvojën e përbashkët të të mësuarit”. 


“Gjithë këto vite kisha luftuar me matematikën.Tani që mësuesja i regjistron mësimet, unë i dëgjoj shumë herë, derisa i fiksoj”. 


“Mësuesja ime më shumë merrej me vendosjen e rregullit në klasë, sesa me mësimin. Kjo ishte arsyeja përse unë dilja gjithmonë dobët në provime.Tashmë kam arritur të marr nota më të mira, sepse mësuesja merret vetëm me përgatitjen tonë”. 




Burimi: https://www.skolskiportal.hr/sadrzaj/iz-stranih-medija/skola-na-daljinu-neizmjerno-je-bolja-od-moje-prave-skole/

Përshtati Parajsa Shtini

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,818 Lexime
3 vjet më parë