VLERËSIMI

Ndikimi i vlerësimit

Vlerësimi ka një impakt shumë të madh tek nxënësit. Sa po përçohet tek nxënësit ideja se vlerësimi nuk është vetëm marrja e një note, por mbi të gjitha krijimi i një sistemi njohurish, të domosdoshme për zhvillimin e shprehive.

Vlerёsimi ka një ndikim shumё tё madh nё motivimin nxёnёsve pёr tё nxёnё.  Nxёnёsi motivohet pёr tё nxёnё nё kushtet kur merr feedback-e tё shpeshta dhe specifike pёr performancёn e tij, pёrballet me detyra sfiduese, me detyra qё lidhen me jetёn reale dhe ёshtё nё gjendje tё vetёvlerёsohet. Pra, nxёnёsi duhet tё jetё protagonist i vlerёsimit tё tij, pasi ai duhet tё jetё i vetёdijshёm pёr objektivat qё duhet tё ndjekё, pёr rezultatet qё ka arritur dhe qё duhet tё arrijё, tё pikave tё tij tё forta dhe tё dobёta. 


Vlerёsimi i tё nxёnit nuk ёshtё njё ҫёshtje notash, por ёshtё diҫka mё tepёr. Ȅshtё njё mjet pёr pёrmirёsimin e mёsimdhёnies, tё tё nxёnit, pёr rrjedhojё pёrmirёsimi i saj ҫon nё zhvillimin e individit.  Ndodh shpeherë që nё shkollat tona mёsimi të konsiderohet një detyrim, me qёllimin e vetёm pёr tё dalё sa mё mirё nё njё provim. Ndërkohë, që duhet të funksionojë ndryshe...duhet studiuar për të marrë njohuri dhe për t'i thelluar ato akoma më tej. 


Ka edhe nga ata mёsues qё e justifikojnё kёtё situatё duke thёnё se nxёnёsit do ta kuptojnё rёndёsinё e asaj qё po mёsojnё kur tё jenё mё tё rritur. Ky koncept i gabuar qё fillon qё nga mёsuesi dhe transmetohet deri tek nxёnёsi duhet tё ndryshojё. Shkolla nuk duhet parë si njё institucion i pavarur dhe autonom nё lidhje me botёn reale, i cili mund të ndёrtojë njё sistem njohurish, tё cilat ia mёson nxёnёsit dhe mё pas të kontrollojë se sa e kanё pёrvetёsuar atë material, pa u interesuar nёse kёto njohuri janё tё pёrshtatshme me realitetin.


Realiteti, nё fakt, kohёt fundit ka ndryshuar mjaft duke kёrkuar gjithnjё e mё pak memorizim tё njohurive dhe sa mё shumё:

aftёsi tё tё menduarit kritik;

 tё zgjidhjes sё problemave komplekse;

 tё tё nxёnit tё vazhduar;

 tё tё punuarit nё grup;

 tё arsyetimit;

 fleksibilitetit; 

 kreativitetit. 


Nё kёtё kontekst, edhe vlerёsimi duhet ta kontrollojё studentin nё detyra qё nuk kёrkojnё pёrsёritjen e disa njohurive, por kёrkojnё: aplikimin e njohurive nё problema komplekse, nё zhvillimin e shprehive nё situata tё ndryshme konkrete etj. 


Vetёm nё kёtё mёnyrё mundet qё vlerёsimi ta ndihmojё nxёnёsin tё mёsojё.


(P.Shtini; Portali Shkollor)

1,913 Lexime
6 vjet më parë