Hapat

Ndihmojini mësuesit e fëmijëve tuaj për këtë vit shkollor

Nëse dhe ju si prindër e ndjeni se mësuesit e fëmijëve tuaj kanë nevojë për ndihmën tuaj në këtë vit shkollor , artikulli ynë ju vjen në ndihmë me pesë këshilla që ju si prindër dhe mësues të arrini bashkëpunimin për një vit shkollor sa më të mirë për fëmijën tuaj.

Të gjithë ne qoftë nxënës, mësues apo prindër jemi në një vit shkollor shumë më ndryshe nga ata që kemi pasur më herët. Por ka diçka që të gjithë ne të gjithë duhet ta pranojnë: Ne jemi të gjithë së bashku në këtë situatë. Mësuesit po bëjnë më të mirën për të përgatitur studentët e tyre që të kenë një vit të suksesshëm, por më poshtë do të gjeni  pesë këshilla që ju si prindërit mund të praktikoni në shtëpi për të ndihmuar mësuesit.


Mësojuni fëmijës tuaj të mbajë maskën gjatë gjithë kohës në ambientet e shkollës

Pavarësisht se ju si prindër mund të mos keni një qëndrim pozitiv në lidhje me maskat, ju duhet ta mësoni fëmijën tuaj se ajo është e domosdoshme për shëndetin e tyre. Pajisini fëmijët tuaj me  një maskë komode, e cila lejon një frymëmarrje të mirë dhe është mbrojtëse .

Nëse fëmija juaj do fillojë të ndihet komod me maskën që ju e keni pajisur, atëherë ka shumë të ngjarë që ata do të duan ta mbajnë atë gjatë gjithë kohës. Pra, bëni që ata të fillojnë ta mbajnë atë për një orë, pastaj dy orë, pastaj tre orë deri sa ata ta bëjnë pjesë si diçka të tyre . Kjo jo vetëm që do të ndihmojë fëmijën tuaj, por edhe mësuesit  të cilët gjithashtu do të vlerësojnë përpjekjet tuaja.


 Mësojeni fëmijën tuaj të vishet vetë

Është e nevojshme që vetë ata si nxënës të jenë në gjendje të marrin dhe të heqin xhaketat e tyre, të lidhin vetë lithëset e këpucëve etj. Pra, mësojuni fëmijëve tuaj si të bëhen të dobishëm edhe në aspektet e tyre të jetës, jo vetëm në atë shkollore. Kjo do t;i ndihmojë ata të qëndrojnë të sigurt nga ana shoqërore.     


 Praktikoni fleksibilitetin dhe pozitivitetin

Ky vit do të jetë një provë e madhe për të gjithë ne. Por, ju si prindër duhet të tregoheni freksibël dhe pritshmëritë tuaja mos të jenë të mëdha. Mësojuni dhe fëmijëve tuaj të jenë freksibël, të përshtaten me situatat e reja në të cilën do të përballen. Pavarësisht të gjithave ndryshimeve që do të ketë ky vit shkollor, ju si prindër përpiquni të mbani një qëndrim pozitiv pasi dhe fëmija juaj ndikohet nga qëndrimi juaj. 


Mbani një linjë të hapur komunikimi me fëmijën tuaj

Pyesni fëmijën tuaj për ditën e tij. Flisni për të mirën, të keqen dhe të shëmtuarën. Jini të prekshëm me ta dhe ata do t'ju përgjigjen. Duke i dhënë përparësi marrëdhënieve, si ju ashtu edhe fëmija juaj do të jeni më të lumtur. Gjithashtu dijeni që mund të komunikoni me mësuesit e tyre në mënyrë që të mbështesni më së miri fëmijën tuaj.


Zhvilloni një rutinë 

Për një periudhë afro shtatë mujore fëmijët kanë qenë larg mësimit në klasë. Ju si prindër duhet të zhvilloni një rutinë për fëmijën tuaj, në mënyrë që të gjeni kohën e përshtatshme për çdo gjë të nevojshme të tyre. Bëni që fëmija juaj të çohet herët në mëngjes për të konsumuar mëngjesin, të përgatitet dhe të lajë dhëmbët. Gjithashtu tregohuni të kujdesshëm më orarin e gjumit, në mënyrë që ata të flenë herët për tu çuar energjike ditën tjetër.


Burimi: We are Teachers 

Përgatiti për publikim Nanila Allkja Biçaku

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,581 Lexime
4 vjet më parë