Mësimdhënës

Mos kini frikë nga gabimet e fëmijëve

“Në fillim mendova se mësuesja ime ishte pak e çmendur. Ajo gjithmonë vendoste “SHUMË MIRË’’ në esetë e mia, por kur nëna ime lexoi ato, gjeti shumë gabime…”

Në fillim mendova se mësuesja ime ishte pak e çmendur. 


Ajo gjithmonë vendoste “SHUMË MIRË’’ në esetë e mia, por kur nëna ime lexoi ato, gjeti shumë gabime. 


Herën e parë ajo mendoi se mësuesja ishte e hutuar. 


Herën e dytë mendoi se ndoshta nuk shihte mirë, duke pasur parasysh syzet që mbante. 


Të tretën herë i telefonoi për të kuptuar, pse ajo nuk i vuri në dukje gabimet e dukshme gramatikore që bëra në esetë e mia. 


Dhe ajo u përgjigj: “Zonjë, mos e bëni këtë. Kur vajza juaj shkruan, ajo ka një imagjinatë të madhe, shkruan menjëherë dhe me entuziazëm, nëse do t'i bëjmë të ditur gabimet që ka bërë, mund të ndalojë. Pra, përkundrazi do të korrigjojë veten ndërsa studiojmë gramatikën, pa humbur kënaqësinë e të shkruarit..” 


Me kalimin e kohës, ajo mësuese është bërë pjesë e familjes, e pranishme në çdo rast të veçantë si një gjyshe e mençur, së cilës i detyrohemi kaq shumë. “SHUMË MIRË” e saj më kanë ndihmuar në mënyrë disproporcionale që të mos e humbas kënaqësinë e të shkruarit. 


Deri në atë pikë, sa shkrimi është bërë jeta ime. 


Dhe shpresoj që kjo histori t'u shërbejë më shumë të rriturve, që kanë frikë nga gabimet e fëmijëve. 



Nga: Manuela Salvi, shkrimtare



 ©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.   

5,390 Lexime
2 vjet më parë