provim

Model testi, biologji e thelluar

Ky model testimi është përgatitur nga mësuesi i biologjisë së thelluar Bledar Lipo. Shikoni edhe ju këtë formë se si është ndërtuar testimi.

Model Testi          

Biologji e Thelluar 2018


Ushtrimi 1) 

ATP-ja në strukturën e saj ka tre përbërës që janë:                                 1 pikë

a) adenina; citozina dezoksiriboza         

b) adeninia; pirimidina; purina

c) adeninia; riboza dhe tre mbetje të acidit fosforik   

d) adenina; një mbetje e acidit fosforik dhe dezoksiriboza


Ushtrimi 2)

Sasia më e vogël e ATP gjatë metabolizmit prodhohet gjaë:                   1 pikë

a) fosforilimit në nivel substrati                       

b) fazes ne drite te fotosintezes 

c) Transportit te elektroneve ne mitokondri     

d) fosforilimit kimiosmotik.


Ushtrimi 3)

Qarkullimi i madh fillon nga:   1 pikë

a) Parabarkushja e djathtë   

b) barkushja e djathtë   

c) parabarkushja e majtë 

d) barkushja e majtë


Ushtrimi 4)

Enzima që vepron në Pehash pH të ulët është:                                            1 pikë

a) amilaza   

b) pepsina   

c) tripsina 

d) lipaza

 

Ushtrimi 5)

Tapa prodhohet nga:                                                                                     1 pikë

a) Kambiumi enezor 

b) Felogjeni 

c) Meristema e majes 

d) Indi percues


Ushtrimi 6) 

Produkte të fazës në dritë janë:                                                                    1 pikë

a) PGA dhe PGAL 

b) Ribuloza   

c) Glukoza  

d) ATP/NADPH dhe oksigjen


Ushtrimi 7) 

Monomeret e Acideve nukleike janë:                                                           1 pikë

a) Mbetjet fosforike      

b) Riboza    

c) Bazat e azotuara  

d) Nukleotidet


Ushtrimi 8) 

Fara përbëhet nga:                                                                                          1 pikë

a) Kotiledonet   

b) fruti dhe endosperma     

c) Endosperma, mbulea dhe embironi   

d) embrioni


Ushtrimi 9) 

Bërthama vegjetative shërben për të:                                                          1 pikë

a) formuar frutin    

b) pllenuar qelizën vezë  

c) formuar gypin pjalmor 

d) formuar endospermen


Ushtrimi 10) 

Në gjakun e një sportisti që vrapon në gara të gjata rritet sasia e:                  1 pikë

A) acidit laktik                

B) enzimave             

C) leukociteve            

D) oksigjenit


Ushtrimi 11) 

Fosforilimi oksidativ është:                                                                              1 pikë

A) formimi i ATP në zinxhirin e transportit të elektroneve

B) shndërrimi i ATP në ADP

C) formimi i ATP në fazën me dritë

D) formimi i ATP gjatë glikolizës


Ushtrimi 12

Një qelizë që ka 2n = 8 kromozome i nënshtrohet ndarjes qelizore me mejozë.       3 pikë

Përcaktoni numrin e kromozomeve që ndodhen në secilën qelizë të formuar në:

a) anafazën e parë

b) metafazën e dytë

c) anafazën e dytë

Zgjidhja e ushtrimit është e vlefshme kur shoqërohet me skemat e qelizës në secilën nga

fazat e ndarjes qelizore të kërkuara më lart.


Ushtrimi 13) 

Në qelizë ndodhin procese të rëndësishme jetësore.

a) Cili është dallimi midis funksionit energjetik të mitokondrive dhe funksionit              1 pikë

energjetik të kloroplasteve?


Ushtrimi 14)

Shpjegoni si ndodh pllenimi i dyfishte tek bimet me lule.                                          2 pikë.


Ushtrimi 15) 

Zemra është një organ muskulor që punon në mënyrë ritmike gjatë gjithë jetës.

a) Cilat janë nyjet e zemrës që përcaktojnë funksionin automatik të saj?                      2 pikë

b) Pse nje individ me grup A nuk mund t’i dhuroje gjak një individi me grup B?           1 pikë

c) Argumentoni rënësinë e limfes?                                                                                      2 pikë


Ushtrimi 16)

Shpjegoni dhe skematizoni si transportohet uji dhe lëndët organike në trupin e një bime nga toka në gjethe dhe nga kurora përgjatë rrënjës.                                                                    3 pikë


Ushtrimi 17) 

Krahasoni monokotiledonet dhe dikotiledonet sa i përket kërcellit dhe rrënjës. 2 pikë


Ushtrimi 18)

Argumentoni funksionin eksrektues të Mëlcisë, Veshkës dhe  Mushkërive            3 pikë


Ushtrimi 19) 

Një nga vargjet e ADN e ka masën molare 31050 g/mol. Përcaktoni masën molare të proteinës të koduar sipas kësaj ADN-je, duke ditur se masa molare e një nukleotidi është 345g/mol dhe masa molare e një aminoacidi është 100g/mol.      3 pikë


Ushtrimi 20) 

Një gjallesë me gjenotipin AaBb ka këtë hartë gjenike A_____b. Largësia midis gjeneve A

dhe b është 22 njësi krosingoveri.

a) Përcaktoni tipet e gametëve që formon ky individ. 2 pikë

b) Përcaktoni shpeshtinë për secilin tip të gametëve. 1 pikë


Ushtrimi 21)

Shpjegoni funksionin e dyfishtë të:

a) Hipotalamusit                 2 pikë

b) Pankreasit                       2 pikë


Ushtrimi 23) 

Nje nënë është e grupit të gjakut A dhe Rh positive ka për burrë një me grup gjaku B dhe Rh positive. Tregoni gjenotipet e tyre duke ditur që ka një djalë me grup gjaku zero dhe Rh negativ .Sa është porpabiliteti që të lindin dy pasardhës me këtëradhe;o dhe Rh negative; AB dhe Rh pozitiv?               2 pikë


Ushtrimi 24)

Një burrë fenotipikisht normal martohet me një grua fenotipikisht normale.                       

Ata kanë 4 fëmijë, 2 djem dhe 2 vajza. U vu re se djemtë e lindur shfaqnin sëmundje ndërsa vajzat jo.  Tregoni ç'lloj trashëgimie është kjo? Arsyetoni përgjigjen.

Sa është mundësia që fëmija tjetër të jetë djalë dhe i prekur        2 pikë


(Bledar Lipo, mësues Biologjie, Portali Shkollor)

13,518 Lexime
6 vjet më parë