Moda duhet të jetë gjithmonë në funksion të njeriut
Moda duhet të jetë gjithmonë në funksion të njeriut dhe jo e kundërta: nuk ka rëndësi se çfarë ke veshur, rëndësi ka të ndihesh mirë me të. Dhe aq më pak të biesh në grackën e markave
Pyetja e adoleshentit: Kam frikë se mos miqtë e mi më kritikojnë dhe më shmangen, nëse nuk vishem njësoj si ata.
Përgjigjen specialistët:
Po aq sa “urgjenca” për të pasur marrëdhënie seksuale, prirja tjetër që karakterizon grupet e adoleshentëve është edhe dukuria që njihet si presioni i grupit.
Shumica e adoleshentëve diktohen nga moda, njësoj si njerëzit e tjerë. Dhe pikërisht në aspektin fizik bëhen më të dukshme dy tiparet sociale karakteristike të kësaj moshe: nënshtrimi ndaj shumicës dhe mungesa e kritereve vetjake.
Moda duhet të jetë gjithmonë në funksion të njeriut dhe jo e kundërta: nuk ka rëndësi se çfarë ke veshur, rëndësi ka të ndihesh mirë me të. Dhe aq më pak të biesh në grackën e markave: nuk të bën më të mirë dhe as më të keq një rrobë e blerë në një dyqan apo në një tjetër, as nëse paguan më shumë apo më pak para për të. Të përmirësosh buxhetin e prindërve të tu kur ke mundësi, është një shenjë maturie dhe personaliteti.
Nëse ndonjëri të shmang, sepse s’vishesh me rroba të firmave të njohura, atëherë nuk ia vlen që ai të bëjë pjesë në rrethin e miqve të tu.
( Marrë nga libri"Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )
Sporti ndikon pozitivisht në shëndetin e adoleshentëve
Si të ndërtoj ura komunikimi me prindërit?
Emocionet dhe shqetësimet e moshës