Mësuesja që më ndryshoi jetën
Në kujtim të Blanche Caffiere-it, e cila më mori në krahët e saj kur isha vetëm 9 vjeç.
Tri gra shumë të forta – nëna, gjyshja dhe Melinda – kanë merita të mëdha që më ndihmuan të bëhem njeriu që jam sot. Por Blanche Caffiere, një bibliotekare dhe mësuese shumë e sjellshme për të cilën nuk kam shkruar kurrë publikisht, gjithashtu pati një ndikim të madh tek unë.
Zonja Caffiere vdiq në vitin 2006, pak pasi mbushi 100-vjetorin e saj. Para se ajo të ndahej nga jeta, pata rastin ta falënderoja për rolin e rëndësishëm që luajti në jetën time, duke më motivuar për të mësuar në një kohë kur mund të isha larguar lehtësisht nga shkolla.
Kur takova për herë të parë znj. Caffiere, ajo ishte bibliotekarja më elegante e shkollës në Seattle's View Ridge Elementary, dhe unë isha një nxënës i ndrojtur i klasës së katërt. Po përpiqesha dëshpërimisht të kaloja pa u vënë re, sepse kisha disa vese të palakmueshme, si një shkrim mizor (ekspertët tani e quajnë atë disgrafi) dhe një tavolinë të çrregullt. Dhe po përpiqesha të fshihja faktin që më pëlqente të lexoja – diçka që ishte e lezetshme për vajzat, por jo për djemtë.
Zonja Caffiere më mori nën krahët e saj dhe më ndihmoi që të isha një djalë i rrëmujshëm, por që lexonte shumë libra.
Ajo më nxori nga guaska ime duke ndarë dashurinë e saj për librat. Ajo filloi duke bërë pyetje si: "Çfarë të pëlqen të lexosh?" dhe "Për çfarë je i interesuar?" Pastaj ajo më gjeti shumë libra—ata që ishin më kompleks dhe më sfidues se librat fantashkencë të Tom Swift Jr. që po lexoja në atë kohë. Për shembull, ajo më dha biografi të shkëlqyera që kishte lexuar. Sapo t'i lexoja, ajo do të gjente kohë për t'i diskutuar ata me mua. "A të pëlqeu?" do të pyeste ajo. “Pse? Çfarë mësove?” Ajo me të vërtetë dëgjoi atë që kisha për të thënë. Nëpërmjet atyre bisedave u bëmë miq të mirë.
Mësuesit në përgjithësi nuk duan t'i ngarkojnë nxënësit e tyre me lexim shtesë përtej detyrave të shtëpisë që u kanë caktuar. Por, nga zonja Caffiere mësova se mësuesit e mi kishin shumë më tepër njohuri për të ndarë. Më duhej vetëm të pyesja. Deri në shkollën e mesme e më tej, shpesh pyesja mësuesit e mi për librat që u pëlqenin, lexoja ata libra kur kisha pak kohë të lirë dhe ofroja mendimet e mia.
Nuk ka dyshim se koha ime me zonjën Caffiere ndihmoi në nxitjen e interesit tim për bibliotekat dhe fokusin tim për të ndihmuar çdo fëmijë në Amerikë të përfitojë nga mësuesit e mëdhenj. Është e jashtëzakonshme se sa fuqi mund të ketë një person i mirë në formësimin e jetës së një fëmije.
Bill Gates | 16 gusht 2016
Burimi: Klikoni këtu https://www.gatesnotes.com/Education/A-Teacher-Who-Changed-My-Life
Përgatiti: Era Baliu, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Rëndësia e librave në jetën tonë
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
10 filma që duhet të shohë çdo adoleshent